E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wesley Sneijder: Nga Reali me larguan dy mafiozë

Holandezi Wesley Sneijder nuk është shumë diplomatik dhe në një intervistë për një revistë holandeze konfirmon se po jeton një moment të mirë me Interin, por ende nuk e ka kaluar divorcin e forcuar me Realin e Madridit. "Nuk do të rikthehem kurrë më te Reali . Ajo që ka ndodhur atje është një vepër e dy mafiozëve të cilët janë Valdano dhe Perez . Atë që po bën Alonso mund ta bëja edhe unë dhe një gjë të tillë e mendojnë edhe shumë të tjerë", ka deklaruar lojtari. Holadezi ka shtuar se nuk e urren Realin, pasi aty ka gjetur miq shumë të mirë .

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›