E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flori&Argjend Lloga - Karriera na i ka bërë gratë xheloze

 

klotilda harka

Në jetë nuk janë vëllezërit e pandarë siç jemi mësuar t’i shohim në klipe. Njëri jeton në Amerikë, dhe tjetri në Maqedoni e ndodh të takohen në Tiranë. Ashtu si këto ditë ndërsa kanë ardhur të xhirojnë një klip të ri me potpuri këngësh popullore të Shqipërisë së Mesme. Rikthehen pas dy vitesh sërish bashkë njësoj si publiku i njeh vëllzërit Lloga. Flori dhe Argjendi lënë përshtypjen e beqarëve në klipet e tyre, por në fakt janë të martuar. Duken si binjakë, por vëllai i madh është Flori, gati dy vite më shumë se Argjendi. Flasin se çfarë fshihet pas imazhit të tyre komercial, që nuk e kanë zbuluar asnjëherë deri tani  
Në klipet tuaja ndodhin flirte dhe ka shumë histori dashurie, pse?
Flori (qesh) Sepse ajo që kam vënë re unë është se në këto shqiptarët dashurojnë marrëzisht dhe gjithkush në klipet tona mund të gjejë vetveten. Gjithashtu këngët e dashurisë tregojnë shumë kulturë.
Argjendi: Në jetë ka shumë lojë, dhe ndaj ne bëjmë klipe ku njerëzit mund të shohin dhe kuptojnë gjëra të bukura.  
Keni munguar këto dy vite në muzikë, cila ka qenë arsyeja?
Flori: Njëra arsye është se unë kam qenë i ngarkuar me bizneset e mia në Amerikë, pasi merrem me ndërtime, kam lokalet e mia si dhe organizoj koncerte në shtete të Amerikës me këngëtarë të njohur shqiptarë. Ndërsa një arsye tjetër është dhe fakti që muzikën nuk e kam profesion por hobi, dhe për mua nuk është fare e rëndësishme të dal çdo gjashtë muaj me një klip të ri. Nuk kam dëshirë që këngët që bëj të transmetohen me dhunë në televizione.
Argjendi: Unë gjatë kësaj kohe jam marrë me koncerte në Maqedoni, Kosovë apo dhe vende të tjera në diasporë. Po ashtu, mendoj që artisti duhet të bëjë pak pushim, pasi nuk është mirë të dalë shpesh, nuk më pëlqen që të shihen vetëm fytyrat tona në ekrane.
E kujtoni fillesën se si ju lindi ideja për t’u bërë këngëtarë?
Flori: Ideja ka lindur nga babai dhe ai muzikant që i binte fizarmonikës. Që kur ishim fëmijë 5-6 vjeçarë filluam të shkolloheshim në muzikë deri sa nisëm të afirmoheshim me koncerte apo këngë të ndryshme në Maqedoni.
Argjendi: Përfshirja jonë në muzikë nuk ishte rastësi. Ne jemi dy vëllezër me një motër të vetme dhe prindërit kanë qenë shtysë për ne, që t’i hynim muzikës seriozisht, duke e studiuar për të mos mbetur këngëtarë amatorë.
Klipi i ri është një kolazh me këngë popullore, do bëni kthesë kështu?
Flori: Mendoj që kënga popullore pëlqehet shumë gjithandej. Ne dimë ta këndojmë bukur kështu kësaj here do sjellim diçka ndryshe.
Argjendi: Ky nuk do jetë kolazhi i parë. Pas këtij të realizuar nga Gramoz Kozeli dhe që e ruajtëm suprizë për fansat, kemi menduar të sjellim dhe kolazhe të tjera me këngë të Shqipërisë së Jugut.
Jeni identifikuar si dy vëllezër të pandarë, në fakt sa ia dini sekretet njëri-tjetrit dhe a do ndaheni ndonjëherë?
Flori: Ne mund të themi se jemi vëllezër dhe bashkëpunëtorë në muzikë dhe sa për sekretet nuk gjejmë shumë kohë t’ia themi njëri-tjetrit edhe për shkak të largësisë. Unë jam larguar që në vitin 1988 në Amerikë dhe jeta ime është atje, ndërsa Argjendi jeton në  Maqedoni.
Argendi: Ne s’duam të ndahemi si vëllezër, pasi kështu kemi pasur sukses, gjithsesi nuk i dihet.
Në klipet tuaja dukeni si beqarë të përjetshëm, po cili është statusi juaj?
Flori: Jam i martuar me fëmijë, por do ta quaja veten beqar i martuar.
Argjendi: Edhe unë i martuar me fëmijë dhe më vjen mirë që dukemi beqarë të martuar (qesh) 

Jemi beqarë të martuar

Një beqar i martuar e tradhton gruan e tij?
Flori: Varet, sa mirë e trajton gruaja
Argjendi: Vetëm ndonjë mashkull i paaftë nuk e tradhton.
I ngacmoni femrat seksi në klipet tuaja?
Flori: Po sigurisht, duhen aty për aty.
Argjendi: Jo, asnjëherë, kur xhiroj jam i përqendruar tek puna.
Ku ndryshojnë femrat e Tiranës nga ato të Amerikës, dhe të Maqedonisë?
Flori: Asnjëherë s’do kisha qenë me një femër amerikane, janë mbipeshë, nuk vishen bukur, janë pa ndenja dhe sillen keq me meshkujt.
Argjendi: Femrat e Tiranës janë më të çlirta, ndërsa të Maqedonisë janë ende të mbyllura.
Ju ka ndodhur të mos ktheheni një natë në shtëpi dhe të mos telefoni bashkëshortet tuaja?
Flori: Varet nga marrëveshja që ke krijuar me gruan.
Argjendi. Asnjëherë s’më ka ndodhur.
Kur dilni për t’u argëtuar i merrni gratë me vete?
Flori: Po, shpesh kur dal për t’u argëtuar e marr me vete.
Argjendi: Edhe e marr, por përgjithsisht e lë të dalë me shoqërinë e saj, le të bëjë jetën e saj.
Një beqar si ju mund t’ia prezantojë të dashurën gruas?
Flori: Jo, s’ka asnjë lloj kuptimi pse duhet ta bëjë këtë, s’e pastaj nuk ka vlerë më martesa.
Argjendi: Unë mendoj jo.
Si e përballoni xhelozinë e grave, po ju xhelozoheni për ato?
Flori: Në familje do ketë xhelozi, pasi nëse nuk do të kishte xhelozi familja nuk do ekzistonte.  Do të thoja që e përballojmë.
Argjendi: Karriera na krijon shumë probleme dhe xhelozi në familje. Gjithsesi ia dalim prapë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›