E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olsi i rikthehet Najadës, fiksimit të tij të vjetër

 

Mesa duket ideja për t’u rikthyer në Shqipëri, e kësaj here përgjithmonë, ka pasur disa arsye njëra nga të cilat mund të ketë qenë dashuria e tij për Noçen. Edhe pse lidhja mes tyre ka disa kohë që ka marrë fund, miqtë e Olsit rrëfejnë se ai nuk e ka harruar asnjëherë vajzën simpatike me të cilin nisi një histori dashurie që kur ata ishin brenda shtëpisë së “Big Brother”. Duke qenë të dy të dashuruar mbas jetës së lirë, dukej se ishin bërë për njëri-tjetrin, por mbas një viti lidhja dhe bashkëjetesa e tyre mori fund. Një javë më parë paparaci ynë kapi Olsin me një femër tjetër teksa dilnin nga kinemaja dhe menduam se tashmë Olsi kishte nisur një lidhje të re. Por nuk qenka kështu. Pak ditë më parë ata janë parë bashkë në Pub, të qeshur ashtu si dikur dhe mesa kuptohet mund të jenë lidhur përsëri. Ndërkohë, Olsi ka filluar punë si menaxher tek pub “Sharm”, në një punë të cilën ai e njeh mirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›