E Diel, 1 Nëntor 2026

Floriana Garo: U ktheva nga Amerika vetëm për të fejuarin

TIRANE - Po ju themi menjëherë që nga afër ajo është akoma më e bukur! Floriana Garo, përfaqësuesja e bukurisë shqiptare në botë rikthehet pa kurorë, por me një trofe të vyer që e mban kudo me vete, buzëqeshjen. Buzëqesh dhe flet me shumë ëmbëlsi. Pranon që është njeri pozitiv, por na thotë se pjesë të karakterit ka edhe impulsivitetin e bëhet me nerva jo pak herë. Bukuria e ka ndihmuar, por jo gjithmonë e ka pasur aleate. Është vetëm 25 vjeç dhe jeta e saj ka qenë e dyzuar midis Amerikës dhe vendlindjes. Që e vogël ka zgjedhur të punojë dhe thotë se për të pavarësia është e rëndësishme, megjithëse e vlerëson mbështetjen e te fejuarit. Floriana veç të tjerash ndau me ne edhe lumturinë e madhe që po jeton falë mashkullit që ka përkrah, i cili shpejt do të bëhet edhe bashkëshorti i saj.
Si ishte pjesëmarrja në “Miss World”?
Një eksperiencë vërtet e bukur dhe shumë e veçantë. E kam shijuar muajin që kalova atje edhe pse nuk fitova.
Është e vërtetë që fi tuesja ishte vendosur paraprakisht?
Kështu dukej. Vajzës që përfaqësonte Kinën i jepnin përparësi gjithë kohën. Në çdo fotografi që bënim ne, atë e poziciononin në qendër pranë misit të vitit të kaluar. Gjatë qëndrimit atje, shumë vajza festuan ditëlindjen dhe organizatorët i bënin nga një tortë të vogël. Ndërsa fitueses i bënë një tortë të stërmadhe. Ajo këndonte bukur dhe vazhdimisht e ftonin për të kënduar.
Nuk ishte aq e bukur sa për fituar çmimin?
E mirë ishte, por jo aq sa për të fituar. Kishte vajza të tjera që ishin shumë më të bukura. Por aty kishte shumë favorizime gjeopolitike dhe shtete e mëdha, ato më të fuqishmet kishin përparësi. Dhe ishte lehtësisht e kuptueshme sepse Kina kishte paguar shumë të mëdha që “Miss World” të bëhej atje.
Si ndodhi që u vendose në Amerikë?
Familja ime fitoi lotarinë amerikane, dhe fillimisht u vendosëm në North Dakota. Kur mbusha 18 vjeç unë shkova vetëm në New York për të bërë universitetin.
Pse u ktheve në Shqipëri?
Sepse u njoha me të fejuarin tim, dhe ai kaq qenë arsyeja e vetme që më bëri të kthehesha. Pastaj u kthyen dhe prindërit. Im atë është pedagog, kurse ime më mjeke. Ata asnjëherë nuk arritën të ambientoheshin plotësisht me vendin.
Po si e njohe të fejuarin, ku u takuat?
Për herë të parë u pamë në një club këtu në Tiranë që është në pronësi të tij. Pastaj ai më shkroi në ‘Facebook’ dhe pas disa javësh e lamë të takoheshim në New York. Ai erdhi të më takonte dhe prej asaj kohe jemi bashkë.
Të shkëlqejnë sytë kur flet për të...
Nuk e mohoj që e dua shumë. Përkrah tij jam vërtetë e lumtur.
Sa kohë keni të fejuar?
Gati dy vjet.
Do martoheni?
Po do martohemi. Fillimisht do të bëjmë një fejesë zyrtare, se nuk e kemi bërë akoma. Besoj se edhe martesa nuk do jetë larg, sepse kemi vendosur të mos presim gjatë.
(intervisten e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›