E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Reeker në Tiranë, takime me krerët e shtetit

TIRANE-Ndodhet për një vizitë në Tiranë, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë, Philip Reeker. Ambasadori Reeker pritet të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë të shtetit, përkatësisht me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Sali Berisha, si dhe ministrin e jashtëm Edmond Panariti.

Pritet që zhvillimet më të fundit në vend, si dhe ato të pritshme gjatë vjeshtës, do të jenë në fokus të diskutimeve të zyrtarit të lartë amerikan, i cili pritet të japë një mesazh të rëndësishëm për politikën shqiptare.

Gjithashtu zoti Reeker do të marr pjesë sot edhe në konferencën me temë: "Roli i ardhshëm i NATO-s dhe BE-së në Europën Juglindore, (zgjerimi i BE dhe sfidat transatlantike)".

Zoti Reeker do të bëjë vizitën e parë në Tiranë që prej një viti kur është emëruar në detyrën e tij në DASH, post ku zëvendësoi Thomas Cauntryman.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›