Del Piero shkon në Sidnei: I emocionuar që jam këtu
TIRANE-Aleks Del Piero i ka thënë përfundimisht “po” klubit australian të Sidneit, duke nënshkruar një kontratë dy vjeçare. Edhe pse në një moshë të madhe, Del Piero do të përfitojë 3,2 milionë euro në sezon, ndërsa do të jetë edhe ambasador i futbollit në këtë vend. “Vajtja në Sidnei më shkaktoi emocione shumë të forta. Në Itali pata dhënë gjithçka, më duhej diçka totalisht e re. Shkoj në Australi për të fituar dhe për të ndryshuar imazhin e futbollit”, ishin fjalët e ish-juventinit përpara mediave.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)