Korçë, i parakaloi me makinë, tentojnë ta vrasin me armë
KORCE - Një parakalim i gabuar me makinë, për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një 24-vjeçari në Korçë. Taulant Konica, 24-vjeç, banor i fshatit Vashtëmi në Korçë i ka shpëtuar për mrekulli atentatit të bërë mesditën e së mërkurës, nga tre adoleshentë. Policia e Korçës mundi të vërë në pranga pak orë pas ngjarjes njërin prej autorëve, ndërsa shpalli në kërkim dy të rinjtë e tjerë.
Ngjarja
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Korçë, por shënjestra e personave të armatosur fatmirësisht mundi të shpëtojë. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 12:00 në Bulevard "Republika", në afërsi të vendit të quajtur "Valbona" ku një 24-vjeçar nga fshati Vashtëmi i Korçës i ka shpëtuar vrasjes në mes të ditës kur është qëlluar nga afër me pistoletë të tipit TT nga tre persona ndërsa ka qenë duke parkuar mjetin e tij tip BMV X5,me targë AA 772 BL. Sipas policisë, 3 adoleshentë, njëri prej të cilëve tashmë i arrestuar, Samuel Pengu, dhe dy të rinj të tjerë përkatësisht Juxhin. Gj dhe Kristi.Sh, i kishin bërë pritë të riut dhe fillimisht janë konfliktuar me fjalë teksa 24-vjeçari parkonte makinën. Kjo nuk ka mjaftuar, por menjëherë të rinjtë kanë qëlluar 24-vjeçarin me shkop bejsbolli në kokë dhe më pas, sipas policisë Samuel Pengu ka nxjerrë një pistoletë të tipit TT dhe ka qëlluar në drejtim të 24-vjeçarit, por ky i fundit është ulur në sediljen e makinës dhe është përpjekur të largohet. Krismat e armës dhe pamja e të armatosurve ka shkaktuar panik mes kalimtarëve të cilët kanë qenë të shumtë në atë kohë pasi Bulevard "Republika" është një ndër zonat më të populluara në këtë qytet. Autorët, sipas policisë, pasi kanë qëlluar disa herë në drejtim të të riut, kanë fshehur armën në trup dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në këmbë, mes rrugicave të Korçës. Fatmirësisht, 24-vjeçari Taulant Konica nuk ka marrë asnjë plagë dhe është shoqëruar nga policia për t'u marrë në pyetje. Policia menjëherë pas marrjes së dëshmisë së të riut, tha se ngjarja kishte ndodhur për motive banale. Sipas policisë, 24-vjeçari dhe tre autorët ishin konfliktuar më herët, pikërisht tre ditë më parë, për një parakalim të gabuar të automjetit të 24-vjeçarit, konflikt i cili kishte degjeneruar deri në sharje dhe përleshje fizike. Ndërkaq, mesditën e së mërkurës autorët duket se kishin organizuar me detaje gjithçka dhe i kishin dalë në pritë të riut.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)