E Shtunë, 31 Tetor 2026

Floriana: Jo vetëm modë

Floriana Garo, e cila  përfaqësoi Shqipërinë në “Miss World”, këtë fundvit  u shfaq si prezantuese në Festivalin e Këngës së RTSH-së. 

Pas kësaj përvoje që ajo e ka vlerësuar lartë, shtohet prezenca e Garos në ekranet shqiptare.
Nga muaji shkurt, ajo vjen pranë publikut me një format të ri televiziv.“Jo vetëm modë” është emisioni që do të transmetohet çdo të shtunë.

Vajza bukuroshe e motit, për 45 minuta do të sjellë para publikut të rejat më të fundit jo vetëm në fushën e modës, por edhe të lajmeve nga industria e Holivudit dhe profile të personazheve të njohur shqiptarë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›