E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastro dhe Topi, mbi bashkimin kombëtar

Klevis Bega, i njohur si Kastro Zizo, në fillim të muajit janar, ka filluar të shfaqet në ekranet televizive, me emisionin e tij, të titulluar "Kasketa".

Në edicionin më të ri të këtij emisioni, i ftuar ishte ish presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.
Mes shumë temave për të cilat u bisedua, Kastro preki edhe çështjen e bashkimit kombëtar.

"Unë nuk besoj se mund të ketë shqiptarë në hapësirën mbarë shqiptare, përfshirë edhe personi që po i flet sot këtu, të mos dëshiroj bashkimin kombëtar. Kjo është një e drejtë e ligjshme," ka thënë Topi.

Tutje, ai ka shtuar: "Ata që përdorin retorikën e bashkimit, pa hedhur një skemë konkrete, mendoj se janë thjeshtë njerëz që kërkojnë të përfitojnë votat".

Ish presidenti, ka shprehur mendimin e tij edhe në lidhje me femrat shqiptare, duke i cilësuar si më të bukurat në rajon, ndërsa ka vlerësuar në veçanti femrat në Kosovë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›