Florida, balena "killer" vret trajneren në sy të spektatorëve
FLORIDA- Tmerr në SeaWorld. Një trajnere balenash në parkun ujor të Orlandos në Florida është zhytur nën ujë dhe më pas mbytur nga një balena 6 tonëshe. E gjithë skena ka ndodhur në sy të publikut i cili është tmerruar nga ajo cka parë dje në parkun e SeaWorld në Florida.
Turistët kanë qenë dhe dëshmitarë të viktimës së radhës së balesës “vrarëse”, e cila ishte përgjegjëse dhe për vrasjen e dy personave të tjerë , kohë më parë.
Ngjarja ndodhi dje kur 50 turistë po shikonin shfaqjen kur trajnerja ushqente balenat.
Policia thotë se në pamje të parë trajnerja mund të ketë rrëshkikur, apo rënë në nofullat e balenës, por dëshmitarët tregojnë për një skenë shumë më të tmerrshme.
Dëshmitarët tregojnë se balena ka shtrënguar në nofullat e saj gruan dhe pasi e ka zhytur në fund të pishinës e ka përplasur në mënyrë të fuqishme në sipërfaqe të ujit rreth e rrotull pishinës, si të ishte një vallzim i tmerrshëm i vdekjes.
Balena e quajtur Tilikurnm ishte në parkun e Sea World që në 1992, por 6 muaj para se të mbërrinte në këtë park ishte përfshirë në mbytjen e trajnerit të saj, në 1991. Po kështu në 1999 balena ishte përfshirë në një incident kur një person u gjet i vdekur dhe në trup u gjetën shenja të kafshimit të balenës.
(s.g/BalkanWeb)