Shqipëri, qeveria përsëri komitet emergjence për përmbytjet
Në Shqipëri qeveria vendosi sot të ngrejë sërish komitetin e emergjencës pas situatës problematike që është krijuar në zonën e Shkodrës për shkak të reshjeve të mëdha. Në mëngjes ministri i Ekonomisë Dritan Prifti njoftoi se ka patur një rritje të ndjeshme të nivelit të ujërave në basenet e hidrocentraleve mbi Drin vecanërisht në Fierzë ku gjatë natës prurjet kanë qenë gati në 3 mijë metyra kub në sekondë dhe niveli i liqenit të Fierzës është shumë pranë kuotës maksimale. Ministri Prifti parlajmëroi përmbytje të mundshme në rast të shkarkimeve masive.