“Destiny Organics”, kompani me linjë plotësisht të gjelbër prodhimi
/* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
Të gjesh prodhime të gjelbra në tregun e fermerëve të një shteti nuk është e vështirë, por të gjesh kompani të mbështetura kryesisht në praktikat e gjelbra nuk është diçka e zakontë. PorDestiny Organics në shtetin Xhorxhia është një nga ato raste të veçantë që nëpërmjet teknologjisë së gjelbër hedh në treg prodhimet më të freskëta, më të shijshme dhe organike. Në serinë e përjavëshme "Prirjet e Gjelbra”, kolegia Isabela çoçoli na sjellhollësi.
Në asnjë vend tjetër më shumë se sa në tregun fermer, një sasi e madhe ushqimi groposet çdo ditë, madje edhe pa arritur destinacionin dhe konsumatorin.
Në orën pesë të mëngjesit, një kompani që i ka vënë vetes si mision të ofrojë në treg ushqime organike me çmime të arsyeshme, e lejon kamerën të xhirojë praktikat e saj miqësore për mjedisin.
Di Di Digbi, pronarja e kompanisë Destiny Organics, blen dhe shpërndan prodhime ushqimore të fermerë të zonës që nuk janë të modifikuar gjenetikisht.Kompania grumbullon gjithë ushqimin që do të ishte groposur dhe e çon në qendrat e përpunimit më pas ia kthen prodhuesit për ta përdorur si pleh, duke mbylluar kështu ciklin e prodhimit.
"Ne kemi përqafuar lëvizjen e gjelbër në shumë aspekte, jo vetëm për ushqimet, drithërat dhe prodhimet organike, por edhe për proceset e tjera të lidhura me praktikën e prodhimit, sepse e pamë të nevojshme të krijojmë një shembull që mund të ndiqet edhe nga të tjerët”.
Në praktikën e saj, kjo kompani shkon përtej blerjes dhe shitjes prodhimeve organike.Ajo ka një program riciklimi për të gjitha ambalazhet prej kartoni, plastike apo metali që përdoren në praktikën e punës së përditëshme.Mike Digbi, menaxher e prodhimit, shpjegon organizmin e kompanisë drejt prirjeve të gjelbra.
"Në fakt, të gjitha kutitë që ne përdorim janë të prodhuara nga karton i ricikluar e që mund të riciklohet përsëri.Edhe materiali plastik që ne përdorim, i quajtur PAL, është i përftuar nga niseshteja dhe i dekompozueshëm”.
Destiny Organicsndjek praktikat e gjelbra në çdo linjë prodhimi, nga furnizimi i kamionëve të transportit me bio-dizel, 20 % a të cilit vjen nga dhjami i pulave të fermave të Xhorxhias deri tek përpunimi i mbeturinave si fertilizatorë. Këtu, tepricat ushqimore si kungujt, kastravecat, specat, kolza, patatet, karrotat, misri, asparagu, vezët, mishi, frutat, qumështi, mielli dhe kafeja dërgohen çdo ditë në qendrat e përpunimit për t'u kthyer në fertilizator për fermerët e zonës.Cheryl Wilson, e cila punon këtu, thotë se ky është modeli i një biznesi të gjelbër.
"Dy nga vendimet më të
rëndësishme për të patur një stil të gjelbër jetese, janë transporti dhe
ushqimi.Prodhimet organike janë shumë
më të mira për planetin tonë, por janë edhe më të mira për organizmintonë”.
Pronarët e kompanive e bëjnë riciklimin filozofi të biznesit të tyre dhe në
rajonin juglindor të Shteteve të Bashkuara, ata po i edukojnë shitësit dhe
konsumatorët të kuptojnë rëndësinë e bujqësisë lokale, të qendrueshme dhe
organike, sepse ruajtja e mjedisit natyral është mënyra për të garantuar jetën
e brezave të ardhshëm. //iç//