Florida,iI akuzuari për vrasjen e një të riu me ngjyrë: Nuk ndihem fajtor

Xhorxh Cimerman nga Florida, i akuzuar se e ka vrarë një të ri me ngjyrë, të pa armatosur tha se nuk “ndihet fajtor”.
I akzuari Cimerman këtë deklaratë e ka bërë nëpërmjet avokatit të tij, pasi raportohet se ai fshihet në pritje të procesit gjyqësor, që ka shkaktuar protesta.
Cimerman, që është i akuzuar për vrasjen e 17 vjeçarit Trejvon Martin, pretendon se e ka kryer krimin në vetëmbrojtje ndërsa seanca e tij dëgjimore është parashikuar në 8 gusht.
Policia lokale dhe prokrorët në Florida, fillimisht kishin refuzuar ta akuzojnë Cimermanin, duke u mbështetur në ligjin shtetëror “qëndro në terrenin tënd”, i cili lejon që personi të përdorë forcën për vetëmbrojtje, kur ekziston besim i arsyeshëm për kërcënim.
Aktakuza u kompletua në muajin prill, nga prokurori special shtetëror, pasi një fushatë në Internet shkaktoi edhe vëmendjen ndërkombëtare për këtë rast.