E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet Olsi nga Olta Gixhari. Aktroja e përgënjeshtron: “Lidhja vazhdon”!

Aktorja Olta Gixhari ka qenë pjesë e kronikave rozë prej disa muajsh, për shkak të lidhjes së saj me ish-banorin e edicionit të parë të “Big Brother”, Olsi Mingomataj. Një histori që nisi gjatë konkurrimit të tyre në spektaklin “Dancing with the stars” dhe që ka tërhequr jo pak vëmendje. Ajo, bukuroshe, e cilësuar edhe si Marilyn Monroe, epitet që iu vu pas rolit të saj të suksesshëm në dramën “Pamje nga ura”! Ai, djaloshi arrogant dhe pa komplekse, që i rezistoi më shumë se çdo banor tjetër kohës, pas daljes nga “Big Brother”. Të dy, një kombinim sa interesant edhe pasionant. E në fakt kështu është cilësuar lidhja e tyre që në krye të herës nga të gjithë. Kanë qenë jo pak të dukshëm edhe për shkak të kalimit të pjesës më të madhe të ditës në zonën e ish-bllokut, në ambientet e club Tokio, bashkëpronar i së cilës është edhe Olsi. Gjithmonë bashkë, të dy, në kafen e mesditës e në festat e shumta që organizohen aty, gjatë mbrëmjeve… Çdo gjë dukej perfekte, pavarësisht mërzitjeve të herëpashershme të Oltës, kur Olsit i duhej të merrej më shumë me punën. Gjithsesi dukej se gjërat kanë shkuar mirë… Dhe do të vijonin të ishin të tilla mes tyre… Por gojët e liga thonë së fundi se mes çiftit jo çdo gjë është perfekt. Madje-madje thonë se ata prej dy javësh nuk janë më bashkë… Arsyeja është mos pranimi për martesë nga ana e Oltës… Të paktën kështu komentojnë miq të afërt të çiftit. Është legjitimituar edhe më tepër kjo gjë kur gjatë javës së fundit Olta nuk është parë në ambientet e lokalit…

Olta

Për të çdo gjë është si më parë. Gjithçka është thashethemnajë. Lidhja e tyre vazhdon si më parë. Madje sebep për këto spekulime, Olta tregon se është bërë mungesa e saj në lokal gjatë javës së fundit. Në fakt, aktorja ka qenë pranë familjes në Durrës për të pushuar dhe kaluar pak kohë me ta, për shkak se gjatë gjtihë kësaj kohe që nga “Dancing with the stars” ajo i ishte përkushtuar vetëm lidhjes. Por më tej, çdo gjë shkon vaj…

Olsi

Në profilin e tij në facebook vazhdon të qëndrojë e njëjta foto si më parë, ai që mban në krah Oltën. Më tej në status ai deklaron se është i lidhur… Njësoj si më parë… E në fakt Olsi e dëshiron jo pak këtë lidhje. Por diç thuhet se ka ndodhur mes të dyve. Ndoshta është një moment krize, një largim për të reflektuar më tej rreth marrëdhënies së tyre… Gjithsesi ajo që dihet është fakti, se Olsi aktualisht është me pushime me familjen në Jug të Shqipërisë dhe tentativa jonë për të komunikuar më të dështoi, për faktin se ai e mban telefonin të fikur…

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›