Floriri kontrabande edhe me ligj
Tregu i floririt ne vendin tone vazhdon te jete kaotik edhe pse parlamenti ka miratuar vitin qe shkoi nje ligj per rregullimin e blerjes dhe shitjes se arit. Sipas bazes se re ligjore, bankat e nivelit te dyte do te furnizonin tregtaret e floririt dhe dyqanet e pakices, duke u perjashtuar nga TVSH-ja. Por vete tregtaret pa dashur te vetedeklarohen pohojne se, menyra e furnizimit dhe tregtimit vazhdon te jete e njejta. Bankat e nivelit te dyte edhe pse me ligj duhet te furnizojne tregun nuk e kryejne kete funksion pasi vete tregtaret nuk i kane ndryshuar burimet e furnizimit, qe lidhen ne menyre te drejtperdrejte me normat e fitimit. Burimi kryesor i furnizimit me flori te tregut shqiptar eshte Turqia dhe cilesia vazhdon te jete ende pakontrolluar ne laboratoret e posacem. Ligji qe ka miratuar parlamenti vitin qe shkoi parashikon qe tashme floriri, si lende e pare, te shitet nga bankat e nivelit te dyte per te gjithe argjendaret e licencuar nga Shoqata, kurse bankat e nivelit te dyte nuk paguajne TVSH per floririn. Menyra e llogaritjes se vleres se arit, te perdorur si lende e pare, percaktohet me udhezimin e ministrit te Financave. Ndryshimi i vendos te gjitha bankat ne pozita te njejta ne treg, si ne import ashtu dhe ne furnizimet brenda vendit, duke hequr mundesine e shtremberimit te konkurrences. Banka e Shqiperise, aktualisht nuk shet lingota floriri. Sipas kesaj praktike, lingoten e floririt, kjo banke do t'ia jape bankave te nivelit te dyte, qe do te furnizojne tregtaret e floririt me cmimin e burses. Ne kete menyre argjendaret nuk do te paguanin TVSH-ne mbi bazen e lendes se pare, por vetem mbi perpunimin e floririt.
Ligji u hartua ne kete menyre sipas eksperteve te financave pasi pritej qe tregtaret do te lehtesohen nga nje barre e larte fiskale, ndersa nga ana tjeter, shteti do te mund te perfitonte nga zhdukja e kontrabandes se floririt dhe vjelja e taksave dhe tatimeve. Por duket se nje e tille edhe pse detyrohet me ligj nuk eshte aplikuar. Tregtaret pohojne se, gjate nje viti futen ne vendin tone rreth 1 tone flori, nderkohe qe nje pjese shume e vogel e tij zhdoganohet. Nga ana tjeter vete bankat e nivelit te dyte shprehen se, argjendaret nuk kane shprehur interes te furnizohen prej tyre. Ligji qe duket se, nuk po funksionin eshte propozuar nga vete Shoqata e Argjendareve, e cila i ka sugjeruar ministrise se Financave, ndjekjen e shembullit te Turqise, per funksionimin e tregut te floririt. Aktualisht, tregu vendas funksion ne menyre informale, pasi tregtaret e floririt nuk deklarojne ku e blejne floririn, nderkohe qe ky i fundit futet ne vend kontrabande nga Mali i Zi.
Per te njejtin karat, cmime te ndryshme
Ashtu si edhe valutat edhe ari ne te gjithe boten shitet sipas cmimit qe ofron bursa te tregjet nderkombetare. Ne Shqiperi, jo vetem qe nuk ka te tilla referenca, por per te njejtin karat ne dyqane te ndryshme ke cmime te ndryshme. Vete tregtaret pohojne se, situata eshte e tille per shkak se, burimet e furnizimit (grosistet) jane me se shumti nga tregu i zi. Aktualisht, shumica e dyqaneve te floririt punojne me fatura blerje, por ato jane fiktive, pasi origjina e blerjes se floririt eshte tregu i zi, pra malli kontrabande. Vete tregtaret e kesaj linje shprehen se, nese zhduket tregu i zi, atehere te gjithe do te jene te detyruar te tregojne origjinen e vertete te blerjes se mallit, ne menyre qe organet tatimore te kene mundesine te verifikojne subjektet qe kryejne importin dhe ne kete menyre t'i vjelin detyrimet, qe ai duhet te paguaje per shtetin. Analistet e ekonomise ne tregjet nderkombetare shpjegojne se, cmimi i arit rritet ne tregjet nderkombetare here qe ne ekonomine globale dicka nuk eshte duke shkuar mire. Keshtu sa here ulet vlera e dollarit rritet vlera e arit i cili tregtohet ne bursa ne kete valute.