Aksidentohen per vdekje 5 persona, midis tyre nje shqiptar
Bari- Pese te rinj mes te cileve edhe nje shqiptar kane gjetur vdekjen dje si pasoje e nje aksidenti rrugor ne Bari te Italise. Ndersa ka mundur te shpetoje nje tjeter shtetas shqiptar. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 03: 30 minuta, ne rrugen mes Bisheglie e Molfetta, kur nje makine tip Mercedez, ne te cilen udhetonin dy cifte te fejuarish italiane, ka dale nga korsia, duke i prere rrugen nje makine tip Volvo, ne te cilen udhetonin dy shqiptare. Nje prej viktima ishte Dritan Hoxha, 23-vjec, i cili gjate momentit te aksidentimit te tij ishte duke shkuar per ne pune drejt Bishelias. Pervec Hoxhes si pasoje e ketij aksidenti gjeten vdekjen edhe Laxaro Rizi, Analiza De Celie, Serxho Xhenaro dhe Elisabeta Kanjeta, te gjithe te moshes nga 21- 27 vjec. Aksidentit tragjik ka mundur te mbijetoje, shqiptari Elvis Ramaj, i cili ishte drejtuesi i mjetit Volvo. Mesohet se 20-vjecari Ramaj ishte duke shoqeruar shokun e tij per ne pune kur eshte perplasur nga mjeti tip Mercedez. Ai ndodhet ne gjendje te rende ne spitalin "Bonomo" di Andria. Pak para se te hynte ne sallen e operacionit 20- vjecari ka treguar gjithcka rreth aksidentit. Nga hetimet e para te kryera nga policia italiane mesohet se kater te rinjte italiane para aksidentit kishin qene ne nje feste. Sipas policise italiane aksidenti ka ndodhur per shkak te shpejtesise dhe nuk perjashtohet qe drejtuesi i mjetit, Lazaro Rizi te kete pire alkool. Ekspertet mjeko ligjore do te kryejne sot ne mbremje analizen toksikologjike ne trupin e Lazaro Rizit, per te vertetuar nese 27-vjecari ka qene ne gjendje te dehur apo jo.
"Jemi te terrorizuar nga ky krim, te arrestohen autoret"
Familja Ranxhi eshte shprehur e shqetesuar pas ketij krimi dhe ka kerkuar qe policia dhe drejtesia te zbardhe ngjarjen dhe arrestoje autoret. Kufoma eshte gjetur nga nipi i saj 15 vjecar, Ibrahim Rraxhi, i cili e zbuloi teksa ishte mbuluar me gjethet e pemeve e shkurreve ne pyllin e fshatit Griqan. Nipi tjeter i te moshuares, Sabri Skura, (djali i vajzes), tregon se Farija shkonte cdo dite ne kullote me tre lopet e saj ne periferi te fshatit. I pyetur nga gazeta "KJ", ai tha se kerkon drejtesi dhe zbardhjen e ngjarjes qe i ka terrorizuar pa mase. "Kishte shkuar te kulloste lopet, por eshte vonuar dhe nipi, Ibrahimi, ka nisur ta kerkoje. Ai na njoftoi dhe ne. Te shqetesuar u vume ne kerkim gjithandej, derisa e gjeten te masakruar. Nuk e kuptoj se cfare kerkonin nga nje plake 91-vjecare, e pafuqishme dhe e pademshme per askend", shprehet Sabriu pasi ka mesuar lajmin hidhur. Skena e fshehjes se trupit dhe vrasjes ka qene makabre. "Pasi e kishin masakruar duke e goditur ne te gjithe pjeset e trupit dhe therur me mjete mprehese, e kishin terhequr zvarre per 100 metra. Trupin ia kishin fshehur ne pyll per te humbur gjurmet, ne vendin e quajtur Fierze", thote 40 vjecari. Ne vendin ku eshte vrare jane gjetur trikoja dhe shtizat e te ndjeres. "Jemi te befasuar nga kjo ngjarje. Nuk dime se kush e ka vrare. Ndaj kerkojme ndihmen e policise dhe organeve te drejtesise qe te zbulojne autoret", perfundon Sabriu.
Hetimet
Deshmitaret okulare pohuan se e ndjera kishte plage te thella ne qafe dhe demtime te renda ne koke. Ne pyetje jane marre te aferm dhe familjare. Dyshimet e para jane per vrasje te qellimshme, ndersa eshte ngritur pista e vrasjes me dashje dhe diten e djeshme dosja i ka kaluar Prokurorise Elbasan.