Berisha kerkoi rishikimin e vleres se prones
Vetem disa jave me pare kryeministri Berisha deklaroi se do te ndryshoje harta e cmimit te tokave, per arsye se ky cmim ishte me i larte ne zonat e thella se sa ne Kamez dhe Bathore. Berisha tha se cmimet do te ndryshojne, pasi ato nuk jane reale. Por ajo cka premtoi kryeministri, ishte rritje per cmimet e trojeve ne Tirane. Ndonese pronaret jane shume dyshues per nje gje te tille. Madje Berisha tha se nje vendim i tille u mor, pasi ne metodike ka absurditete ne percaktimin e cmimit te trojeve. Kryeministri mori shembull tokat ne Kamze, ku cmimet e te cilave sipas tij, jane disa here me te lira se tokat ne Tropoje. Per kete arsye, qeveria vlereson te domosdoshme rishikimin e cmimeve te trojeve. Ndonese kjo deklarate perkthehet ndryshe, rritje e cmimeve te tokes, te pakten per kryeqytetin, pronaret nuk besojne nje gje te tille. Ata shprehen se do te reagojne kunder ketyre vendimeve, pasi qeveria nuk po i kompenson, jo me te rrise cmimet e trojeve te tyre te zena padrejtesisht. Ata e kane kundershtuar vendimin e qeverise per ndryshimin e cmimeve te tokes. Sekretari i shoqates "Pronesi me Drejtesi", Agim Toro, ish anetar i komitetit te pronave qe hartoi metodiken e cmimit te tokave tha dje se ndryshimi i cmimeve nga ana e qeverise behet vetem per uljen e tyre, jo rritjen. "Ne nuk besojme se cmimet e tokave do te ndryshojne per t'u rritur dhe jemi kunder", ka deklaruar per gazeten, Toro.
Dokumentacioni per Kompensimin
Dokumentet qe duhet te dorezohen:
Vendimin e Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave per njohjen dhe
kompensimin e prones
Deshmine e trashegimise
Prokuren e posacme, te rinovuar dhe te nenshkruar nga te gjithe trashegimtaret e
ligjshem te prones (prokure e rinovuar ne vitin 2007)
Fotokopjen e noterizuar te dokumentit te identifikimit (pasaporte, certifikate ose leternjoftim) te personit, qe ka prokuren e perfaqesimit
Mandatpagesen
Cfare duhet te deklaroje ish- pronari:
Kerkese
Doreheqja nga e drejta e parablerjes per sasine e kompensuar, ne rast se ai shpallet fitues ne kete aplikim
Nuk ka fituar nga kompensimet e meparshme ne asnje nga format e parashikuara ne legjislacionin e meparshem apo ate aktual ne fuqi
Nuk eshte ne proces gjyqesor apo proces shqyrtimi te nje ankimi administrativ, ne lidhje me pronen objekt kompensimi
Nuk ka perfituar toke nga zbatimi i ligjit 7501