Mblidhte qumesht ne fshat, i grabisin 500 mije leke me arme
Vlore- Nje drejtues fugoni i punesuar ne nje fabrike qumeshti ka denoncuar ne policine e Vlores se dy persona te paidentifikuar i kane grabitur me arme 500 mije leke. Ngjarja ka ndodhur ne oren 02:00 te mengjesit te djeshem, kur tregtari qe ka preferuar te mbese anonim, rrefeu se ka qene duke udhetuar nga qyteti i Vlores per ne fshatrat e zones afer Ures se Mifolit. Me mjetin tip furgon ai grumbullonte qumeshtin te banoret e zones. "Kur mberrita te kthesat e Panajase, me kane dale para dy persona te armatosur me arme zjarri automatike, duke me kercenuar dhe madje qelluan ne drejtim te makines e ne ajer", ka thene i demtuari. Personat e armatosur i kane kontrolluar kroskotin e makines duke marre 500 mije leke me te cilat do te blihej qumeshti tek banoret. Pas kthimit ne qytet 45 vjecari ka njoftuar pronarin e fabrikes ku dhe eshte punesuar, ndersa ka bere denoncim edhe ne komisariatin e policise Vlore. Burime zyrtare te policise thane se kane nisur hetimet per kete rast, ndersa ne furgon nuk ka pasur shenja plumbash dhe vetem nje nga xhamat ka qene i thyer . Policia dyshon edhe per nje sajese nga ana e shoferit te mjetit dhe po verifikon te dhenat e denoncimit.
O.Hila
O.Hila