Dita e Veres, "pushtohet" Tirana
Sonila Isaku
Bulevardi "Deshmoret e Kombit", ndryshe nga ditet e tjera, me nje fluks dhe trafik makinash, gjate dites se djeshme ka gumezhire nga turmat e njerezve. Qe ne oret e para te mengjesit, te gjithe kane respektuar edhe vendosjen e "verores" ne duar apo kembe, per te sjelle vertet pranveren ne shpirtin e tyre. Por, sigurisht, femijet ishin me te lumtur. Me tullumbace ne duar, maska ne fytyre dhe ne floke, me te vegjlit duket se kane gezuar pafundesisht gjate dites se djeshme. Kurse te rriturit kane preferuar nje shetitje dhe nje ballokume, duke qendruar per disa ore ne parqet kryesore te kryeqytetit. Dita e Veres simbolizon zgjimin nga gjumi dimeror dhe rilindjen e gjithe natyres dhe shpirtit njerezor. Dhe ne vertete kjo duket se ka ndodhur edhe ne kryeqytet gjate dites se djeshme, ku gjithe qytetaret, por edhe persona te ardhur nga rrethet, kane festuar dhe argetuar deri ne oret e pasdites.
Femijet
Floke artificiale me ngjyra te ndryshme, tullumbace shumellojesie dhe lodra pa fund kane qene dhuratat qe femijet kane marre me rastin e kesaj feste. Ndersa argetimi te kendet e lojerave te ngritura enkas per ta ka qene i pafund. Kloune dhe numra te tjere cirku kane qene edhe momentet me te bukura per vogelushet. Nderkohe qe, per me te rriturit, parku "Rinia" eshte kthyer ne nje kend lojerash. Gjithsecili nga grupet e adoleshenteve ka menduar per nje menyre argetimi, ndersa shumica e tyre kane qendruar para skenave te ngritura pergjate bulevardit dhe kane degjuar kenget dhe kengetaret e tyre te preferuar.
Te rriturit
Per moshat e reja, Dita e Veres eshte pare thjesht si nje dite pushimi per te kaluar disa ore nen rrezet e diellit. Kurse per me te moshuarit, te cilet vazhdojne te ruajne traditat, blerja e ballokumeve, pergatitja e drekave te vecanta dhe zbatimi i ritit deri ne fund ka qene e shenjte per ta. Nga ana tjeter kane menduar edhe per dhuratat e vogla qe duhet te japin per niperit dhe mbesat e tyre gjate kesaj feste. Por, te gjithe duket kane qene te nje mendjeje duke blere ballokume, te cilat jane edhe embelsirat dhe gatimet tradicionale te kesaj feste te ardhur nga Elbasani.
Urimi
Aktivitete te ndryshme, feste koncerte te shumta te organizuara pergjate bulevardit duket se kane ndezur Tiranen. Per te gjithe ata qe kane festuar Diten e Veres ne Tirane, nje urim i vecante u ka shkuar nga kryebashkiaku Edi Rama. Duke e quajtur kete feste si nje nga aktivitetet me gjigante te organizuara nga institucioni qe ai drejton, eshte shprehur se Dita e Veres tashme eshte kthyer ne nje tradite per Tiranen. "E kemi pergatitur me shume dashuri dhe deshire kete 14 mars dhe jam i bindur qe sot kryeqytetasit jane shume te kenaqur. Nga ana tjeter, dua t'i falenderoj te gjithe ata qe kane ndihmuar, pasi kete here vertet ka qene nje Dite Vere e jashtezakonshme qe eshte kthyer tashme ne nje tradite", ka nenvizuar Rama. Sipas tij, per here te pare ne kete Dite Vere, kryeqyteti eshte kthyer ne nje skene nderkombetare.
Dreka
Ashtu si edhe ne cdo feste, edhe kete here nje pjese e mire e qytetareve nuk kane mundur te shkeputen nga "vesi" i te drekuarit lulishteve. Edhe gjate dites se djeshme nje pjese e Parkut "Rinia", aty ku numri i femijeve ishte me i vogel, te rriturit kane menduar te drekojne. Duke u mbledhur familjarisht kane uruar njeri-tjetrin per deshirat e tyre me te medha, te cilat te nisin te plotesohen brenda kesaj stine. Por, edhe Kodrat e Liqenit, me pak se heret e tjera perseri kane qene te preferuara nga ciftet apo familjaret, per te kaluar disa momente, per te bere nje shetitje apo per te ngrene nje dreke. Ndersa, te tjeret dreken e kane kaluar ne shtepi, ashtu sikurse edhe festa te tjera familjare, ku pergatisin nje ushqim te vecante dhe festojne se bashku me familjaret e tyre.