E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kenaqesia e te festuarit sipas tradites"

Dita e Veres per familjen Mino, nga kryeqyteti, ka filluar me nje shetitje te dy mbesave Ina dhe Sindi, se bashku me gjyshin dhe gjyshen. Ballokume te blera kane shijuar te katert, ndersa dy mbesat e vogla kane preferuar te luajne ne lulishten e parkut "Rinia". "Gjithmone per ne Dita e Veres ka qene nje feste. Ne kohen kur kjo feste ishte e ndaluar, femijet vendosnin vetem nje fije te kuqe te bashkuar me nje te bardhe dhe prisnin dallendyshet t'ua merrnin. Tashme ardhjen e stines se veres e festojme me shume", ka pohuar Rrapi Mino. Nderkohe qe nje dreke speciale e pergatitur me ushqime te vecanta posacerisht per kete dite i pret qe te festojne qe te gjithe. "Meqenese e kemi festuar gjithmone Diten e Veres dhe tashme qe ajo zhvillohet edhe ne kryeqytet do te shkojme sipas tradites. Kjo do te thote se kemi pergatitur nje dreke te vecante vetem me ushqime te pjekura si mish qengji, berxolla, embelsire dhe ballokume e blera, pa te cilat nuk mund te quhet kjo feste", eshte shprehur per "Koha Jone" Rrapi Mino, qytetar nga Tirana. Nderkohe qe dy mbesat e tij, Ina dhe Sindi, duket se mezi e kane pritur kete feste, pasi kane menduar per veshjet, per lodrat dhe dhuratat e vogla qe do iu falin gjysherit gjate kesaj dite. Por edhe shetitja ne bulevardin kryesor te Tiranes dhe lojerat e shumta argetuese u kane falur momente te vecanta. Nderkohe qe, dy prinderit e vogelusheve kane qene organizatoret e drekes se vecante te Dites se Veres. "Se bashku me djalin dhe nusen do te drekojme ne shtepi, ndersa ne te moshuarit dhe mbesat preferuam te dalim per te pare ato koncertet qe ishin organizuar. Por, do te zbatojme te gjitha traditat deri ne fund, ashtu sic na i kane mesuar te paret tane", pohon bashkeshortja e Rrapi Minos. Per ta, por edhe per shume qytetare, Dita e Veres shihet si nje feste qe sjell riperteritjen e shpirtit dhe zgjimin nga dimri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›