Flota e UFO-ve mbi Francë?
Këto ditë janë gjithnjë e më të shpeshta xhirimet e jo vetëm një objekti të panjohur fluturues – UFO, por flotave të tëra, të cilat pa zë shëtisin nëpër qiell. Xhirimi i fundit i kësaj dukurie bizare është shënuar mbi qiellin e Francës.
Pasi flota e fluturakeve në formë pjate vizitoi Amerikën Jugore dhe Veriore, duket se i erdhi radha edhe Europës. Javët e fundit xhirimet e fluturakeve të ngjashme janë publikuar njëra pas tjetrës, ndërsa tani i kemi edhe në kontinentin tonë.
Flota është parë për Shën Valentin, ndërsa për të gjithë ata entuziastë të cilët shpresojnë për shkëmbimin e dashurisë ndërmjet racës njerëzore dhe jashtëtokësorëve kemi një lajm zhgënjyes – flota nuk provoi as të renditet në formë zemre mbi qiellin e Francës.
Por gjithmonë ekziston shpresa se nuk kanë kohë për gjëra kaq të parëndësishme, pasi po punojnë me ngut për ta shpëtuar racën njerëzore nga katastrofat e mundshme.