Flota turke do të shoqërojë anijet me ndihma për Gazën

“Pjesa lindore e Detit Mesdhe nuk do të jetë më një vend ku forcat izraelite do të mund të kryejnë lirisht praktikat e tyre të dhunës psikologjike ndaj anijeve civile”, citohet të ketë thënë një zyrtar turk.
Si pjesë e Planit, flota ushtarake turke do të shtojë patrullat në lindje të Mesdheut dhe do të ndjekë një “strategji më agresive”. Po ashtu flota detare do të shoqërojë anijet që transportojnë ndihma civile për në Rripin e Gazës. Sikur të mos mjaftonte kaq, Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdoan udhëzoi Ministrinë e Jashtme për të organizuar një udhëtim të tij në Rripin e Gazës në të ardhmen e afërt.
“Po shikojmë për kohën më të përshtatshme për vizitën”, citohet të ketë thënë zyrtari turk. “Qëllimi ynë kryesor është të tërheqim vëmendjen e botës për atë që po ndodh në Gaza dhe të nxisim komunitetin ndërkombëtar për t’i dhënë fund embargos së padrejtë të imponuar nga Izraeli”.
/Start/Fatjon Prroni/
2011-09-03 13:00