Konflikti i flotiljes Acarohen marredheniet Turqi - Izrael

Turqia ka debuar nga vendi ambasadorin e Izraelit ne mosmarreveshjen rreth sulmit te marines izraelite ndaj nje autokolone me ndihma per Rripin e Gazes ne maj 2010. Njekohesisht te gjitha marreveshjet ushtarake me Izraelin he per he pezullohen tha ministri i Jashtem turk Ahmet Davutoglu ne Ankara. Nga ana e tij presidenti turk Abdullah Gyl kercenoi me hapa te tjere te vendit te tij ne konfliktin e sulmit ndaj flotiljes se Rripit te Gazes. Ai i kerkoi Izraelit te ndermarre dicka per paqen dhe stabilitetin ka bere te ditur agjencia turke Anadolu. Ne varesi te zhvillimeve te tjera dhe qendrimit te Izraelit mund te ndermerren hapa te tjere citohet presidenti turk. Edhe bashkesia nderkombetare duhet ta marre kete parasysh.
Bildunterschrift Sulmi izraelit kunder flotiljes solli vdekjen e nente aktivisteve turq
Jeruzalemi kembengul ne qendrimin e tij
Turqia ngul kembe per nje falje zyrtare gje qe qeveria e Jeruzalemit e refuzon. Te premten 02.09 Izraeli e refuzoi edhe njehere kerkesen per falje Jeruzalemi shpreh keqardhjen per vdekjen e nente aktivisteve turq dhe shpreson per nje normalizim te marredhenieve me Ankarane thuhet zyrtarisht.
Gazeta NewYork Times botoi te enjten nje raport hetimor te OKB-se. Ne te autoret arrijne ne perfundimin qe bllokada detare izraelite ishte e ligjshme. Por angazhimi i ushtrise kunder flotes me ndihma gjate te ciles u vrane nente aktiviste turq ishte joproporcional dhe pa vend konstatohet ne raport. Ankaraja e pati terhequr ambasadorin e saj nga Tel Avivi menjehere pas incidentit.
Autor dpa/Auron Dodi
Redaktoi Lindita Arapi
160