Vasili takon Aganin: Bashkëpunim për shëndetësinë

Kreu i Shëndetësisë ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Kosovë për të marrë pjesë në Tryezën e Rrumbullakët të Seksionit të Shkencave Mjekësore me temë "Sistemi shëndetësor dhe ai arsimor mjekësor universitar dhe pas universitar në hapësirën shqiptare ballkanike; diferencat, dimensionet e përbashkëta, mundësi konvergimi të mëtejshme".
Gjatë një takimi me homologun e tij kosovar, Ferid Agani, ai shprehu angazhimin për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në shëndetësi, njoftoi Zyra e Shtypit e MSH. Ministri Vasili vlerësoi rrugën e reformave që ka zgjedhur Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ndërsa bëri të ditur faktin se "para pak muajve, legjislacioni që orienton dhe rregullon sistemin shëndetësor në Kosovë ka marrë një hov të jashtëzakonshëm dhe ajo që i duhet shëndetësisë kosovare është një paketë e projektligjeve".
Duke pohuar se të dy sistemet tona janë të orientuara nga filozofia në rrugën e duhur, Vasili theksoi se "ato u largohen në mënyrë përfundimtare modeleve të prapambetura menaxheriale të trashëguara dhe orientohen drejt një modeli të ri menaxherial që i përshtatet rendit shoqëror që ne kemi zgjedhur të jetojmë". Nga ana e tij, ministri i Shëndetësisë kosovare, Ferid Agani theksoi se "bashkëpunimi dypalësh i deritanishëm ka pasur rezultate konkrete".
Ai tha se edhe në takimet e mëhershme, kemi theksuar nevojën që të kemi unifikim sa më të madh të legjislacioneve të dy vendeve, ë protokolleve të trajtimit, sistemeve të referimit dhe të sigurimit të shërbimeve shëndetësore si dhe aspekteve të tjera të funksionimit të shëndetësisë, me theks të veçantë edhe në sektorin farmaceutik dhe nevojën që Shqipëria të ndihmojë Kosovën në rrafshin e përpjekjeve për anëtarësim në OBSH". Agani shprehu bindjen se gjatë vizitës që FMN do të bëjë më 12 shtator në Ministrinë e Shëndetësisë, do të merret drita e gjelbër për miratimin e këtyre projektligjeve në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës. /Start/
2011-09-03 12:43