E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot vendoset fletarrest ndaj Gadafit

Gjykata Ndërkombëtare për Krime, do të vendosë sot nëse do të lëshojë ose jo fletarrest për liderin e Libisë Muamer Gadafi dhe ndihmësit e tij.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Muamer Gadafit ka thënë se lideri libian është zgjedhje historike e populit libian dhe nuk mund të mënjanohet.

Zëdhënësi i Qeverisë, Musa Ibrahim, tha se i takon popullit të Libisë dhe jo NATO-s apo “grupeve të armatosura” që të vendosin për fatin e vendit.

Ibrahim ka thënë se bën këtë deklaratë, për të qartësuar komentet që kishte bërë të dielën.

Ai u kishte thënë gazetarëve në Tripoli se qeveria po propozon një periudhë dialogu kombëtar dhe zgjedhje të mbikëqyrura nga vëzhguesit ndërkombëtarë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›