E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks emigrantësh, bllokohet sistemi TIMS në Durrës e Rinas

TIRANE- Afrimi i festave si cdo vjet tjetër shton edhe fluksin e emigrantëve që kthehen në Shqipëri për të qendruar pranë familjeve të tyre, apo njerzve të afërt. Vetëm sot nga porti i Durrësit, raportohet se kanë mbërritur rreth 4500 pasagjerë e 1200 mjete.

Ndërkohë që sot emigrantët janë përballur edhe me bllokimin e sistemit TIMS, në Durrës e Rinas, duke e bërë pritjen e tyre për të kryer procedurat e hyrjes edhe më të gjatë. Mësohet se procedurat kryhen me regjistra.

Sipas policië për shkak të motit të keq disa tragete jaanë ankoruar me vonesë. Raportohet gjithashtu se fluks emigrantësh që kthehen në Shqipëri ka edhe në portin e Barit dhe Ankonës.

Ndërsa policia kufitare nga ana e saj operon me 32 sportele, 22 prej të cilaveve janë për mjtet, por pritet që në ditët në vazhdim të shtohet edhe personeli.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›