E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi, sot seanca e fundit për 2011, pritet votimi i Totozanit

TIRANË- Kuvendi mblidhet sot në seancën e fundit për këtë sesion parlamentar ku pritet miratimi i disa ligjeve të rëndësishme, sidomos në fushën ekonomike.

Pikë e rëndësishme e rendit të ditës është votimi i kandidaturës së Igli Totozanit për postin e Avokatit të Popullit. Në rend të ditës përfshihet ratifikimi i disa konventave ndërkombëtare; disa ndryshime në ligjin "Për numrin e identitetit të shtetasve", si dhe disa ndryshime në ligjin "Për gjendjen civile".

"Për mbikëqyrjen elektronike në fushën penale" është një tjetër pr/ligj i rëndësishëm i fushës së drejtësisë që do të diskutohet sot, ndërsa seanca do të vijojë me diskutimin e pr/ligjeve ekonomike, si disa ndryshime në ligjin "Për tatimin mbi vlerën e shtuar", një ndryshim në ligjin "për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekë të privatizimit)"; aktin normativ "Për një ndryshim në ligjin e buxhetit 2011".
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›