E Diel, 1 Nëntor 2026

Pedofilia, jepet pretenca për babain ‘monstër’ dhe 4 klientët pleq

KORCE-Që nga arrestimi në muajin Prill të babait monstër që shfrytëzonte vajzat e mitura për prostitucion, sot Prokuroria e Korcës ka dhënë pretencën për të akuzuarit e skandalit të pedofilisë.

Akuza kërkoi 15 vjet burg për Pëllumb Mullaj, babai i 2 vajzave të shfrytëzuara, dhe po nga 15 vjet secilit për klientët Andrea Nameti, 69 vjec dhe Skënder Korollarin.

Ndërsa për klientët e moshuar, Nevruz Kollani, 82 vjec dhe Ndoci Koci, 86 vjec, prokuroria dha nga 10 vjet burg për secilin.

Pëllumb Mullaj, 51 vjec u arrestua në muajin Prill nëpërmjet një operacioni policor të koduar me emrin ‘Junior’. Ai akuzohet se ka shfrytëzuar dy vajzat e tij të mitura, përkatësisht 8 dhe 10 vjec për ushtrim prostitucioni. Sipas policisë, babai i jepte vajzat tek klientë në moshë të madhe kundrejt një pagese. Shfrytëzimi, kishte nisur pas divorcit me gruan e tij.

Në pranga ranë dhe 4 klientët që sipas policisë, ata kryenin marrëdhënie seksuale me vajzat në mënyrë sistematike.

Sipas të dhënave të para, babai kishte nisur shfrytëzimin e minoreneve që në 2004, kur vajzat kanë qenë perkatesisht në moshën 8 dhe 10 vjeç dhe ka vazhduar deri në 2006.

Sipas hetuesve të çështjes, kryefamiljari Pëllumb Mullaj u kishte siguruar "partnerët" dy vajzave të tij të mitura, të cilat paguheshin për një seancë seksi me shumën prej 2000 lekësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›