Moti i keq, dëbora izolon zonat e thella
Reshjet e pandërprera të dëbores gjatë natës së kaluar kanë bllokuar disa komuna dhe akse kryesore në veri dhe jug të vendit.
Mesohet se në qytetin juglindor të Korçës dëbora arrin në 25 cm, duke bllokuar komuna Dardhë dhe Vithkuqi.
Në aksin rrugor Korçë-Pogradec janë shenuar probleme në qarkullimin e automjetëve. Mesohet nga policia se qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, në Qafë Plloc, dhe Qafë Thanë.
Mesohet se Rruga drejt Vermoshit është e kalueshme vetë nga automjetët e tonazhit të rëndë pasi Malesia e Madhe vazhdon të mbulohet nga dëbora.
Ndërkaq rruga drejt Dukagjinit dhe Qafa e Tërthores vazhdon të jetë e pakalueshme.
Situata dje:
Mesohet se dëbora arriti në 30 cm në segmentin rrugor të Qafë- Krrabës, e cila u bllokua për shkak të dëbores. Ndërkohë që rreshjet vazhdojnë, duke vështirësuar edhe pastrimin dhe zhbllokimin e rrugës nga bora. Po ashtu mesohet se rruga është mbuluar edhe nga mejgulla e dendur, duke sjellë një rrezik të madh për qytetarët që lëvizin në aksin nacional Tiranë-Elbasan. Policia rrugore ka ndaluar lëvizjen e mjeteve që shkojnë nga Elbasani drejt Tiranës, edhe për mjetët e pajisura me zinxhirë.
Ndërkohë që Shefi i Emergjencave, Mustafa Arapi këshillon shmangien e lëvizjes së mjeteve ose në të kundërt rekomandon lëvizjen nga rruga e Durrësit. Sipas policisë disa automjete kanë devijuar nga rruga por pa pasoja në njerëz. Ndërkohë që gjatë natës pritet që situata të rëndohet edhe më tej prej uljes së ndjeshme temperaturave dhe intensitetit të lartë të dëborës. Ndërsa e rënduar situata është paraqitur në akset rurale, mesohet se disa fshatra të Komunës Gjinar, Funar, Stërblevë. Dëbora ka penguar qarkullimin e mjetëve, çka ka penguar edhe nxënësit e këtyre zonave të shkojnë në shkolla.
Ndërsa probleme janë shenuar edhe në zonën e Malësisë së Madhe, ku rreshjet e dëbores me trashësi 1 m kanë bllokuar rrugën drejt Vermoshit, dhe bëhet me dije se në këtë rrugë automjetët e tonazhit të rëndë janë të vetmet që mund të kalojnë.
Ndërkohë mesohet se edhe rruga drejt Dukagjinit dhe Qafa e Tërthores është bllokuar nga rreshjet e dëbores. Automjetet kanë hasur vërshtirësi edhe në Kalanë e Dodës, në komunën Sllovë në Dibër, Martanesh, Trebishë dhe në disa fshatra të Bulqizës.
Ditën e djeshme edhe në Qafën e LLogarasë u bllokua lëvizja e automjetëve pa zinxhirë për shkak të dëbores.
Shkrime të tjera me interes:
- Moti i çuditshëm, nga vera në dimër Nga vera në dimër. Ky ishte itinerari i klimës për...
- Reshjet e dëbores- Bllokohet Qafa e Llogarasë, kalimi vetëm me zinxhirë Vlorë- Reshjet e dëbores që kanë rënë gjatë natës së...
- Nisin reshjet e borës- Bulqizë, rrezikohet bllokimi i rrugëve nacionale Bulqizë- Moti i ftohtë, me temperatura të ulëta nën 0...