E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë në moshën 80-vjeçare sopranoja Nina Mula

Tiranë- Ndërroi jetë mëngjesin e sotëm sopranoja e madhe Nina Mula, në moshën 80-vjeçare.

Sopranoja Mula ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Nina Mula lindi në 23 nëntor të vitit 1931 në Rusi. Nëna e sopranos me famë botërore Inva Mula, u njoh me Avni Mulën gjatë studimëve në Rusi. Ishte viti 1957, kohë kur Nina vjen në Shqipëri së bashku me Avni Mulën.

Në atë kohë emerohet soliste në Teatrit të Operas dhe Baletit (TOB), në skenën e të cilit ekzekutoi shumë role. Nina Mula ka realizuar me shumë sukses shumë role kryesorë nga operat e kompozitorëve shqiptarë si dhe nga ata botërore. Sopranoja ka realizuar edhe një sërë koncertesh me një repertor të larmishëm si brenda Shqipërisë ashtu edhe jashtë saj si në Çekosllavaki, Ukrainë, Lituani, Rusi, Lituani.

Megjithatë karriera e sopranos i ka më të hershme fillesat. Pikërisht në skenat ruse, edhe pse si studente talenti i saj spikati. Më vonë, pasi përfundoi studimet  e shkollës pedagogjike në qytetin e lindjes në vitin 1950, Nina kreu studimet e larta për kanto në vitet 1950-1955, pranë Konservatorit P.I.Tchaikovsky, në Moskë. Për tu ndjekur nga një specializim pasuniversitar pranë Konservatorit të Moskës.

Pranë TOB-it, Nina Mula punoi deri në daljen e saj në pension në vitin 1976. Në vitin 1965, punoi si pedagoge e jashtme pranë Universitetit të Arteve.

Sopranoja e shquar Nina Mula gjatë karrierës mori shumë çmime. Nina Mula u nderua me Urdhrin Maim Frashëri (Klasi II) në vitin 1970, Titullin Artiste e Merituar në vitin 1975, Çmimin e Parë në Festivalin e Romancës dhe mjaft çmjime në koncertet e Majit, si dhe titullin Mjeshtër i Madh i Punës në vitin 2001.

Shkrime të tjera me interes:

  1. 80-vjetori i Nina Mulës, festë surprizë për sopranon në opera Tiranë- Së largu, nga pas kuintat e një teatri ku...
  2. Tiranë- Leka Zogu I, ndërron jetë në moshën 72 vjeçare Tiranë-  Pretendenti i fronit mbreteror shqiptar, Leka Zogu I ka...
  3. Ndërron jetë në moshen 69-vjeçare udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-il Kore e Veriut- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-il...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›