E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluks emigrantësh, në Kakavijë kalojnë rreth 10 mijë persona

Fundjava sjell edhe fluks emigrantësh në pikat kufitare të Kapshticës dhe të kakavijës. Sipas burimeve nga policia vetëm gjatë ditës së sotme në pikën kufitare të Kakavijës është regjistruar numri më i madh i hyrjeve në territorin e Shqipërisë. Kështu orët e fundit në Kakavijës kanë hyrë në tokën shqiptare 9980 emigrantë, 2517 automjete. Sipas policië mësohet se pala shqiptare është duke punuar me dhjetë sportele ndërsa ajo greke me 5 sportele, por nuk ka rradhë të gjata. Burime nga policia kufitare bënë të ditur se gjatë orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 1900 emigrantë nga Greqia dhe 400 mjete. Për të përballuar këtë fluks emigrantësh pala shqiptare punon me 6 sportele dhe ajo greke me 5 sportele për të mos pasur rradhë në kufi. Kështu masat e marra nga policia për këtë sezon veror kanë bërë që mos të ketë probleme për emigrantët.
Gjithashtu edhe pika kufitare e Muriqanit, është kthyer në porten kryesore të hyrjes së emigranteve dhe të turisteve kosovare, ku destinacion është bregdeti Shqiptar. Fluksi i hyrje daljeve përmes kësaj pike kalimi kufitar është shumë i lartë. Mesatarisht në ditë, hyjnë rreth 8 mijë perosna me rreth 2500 automjete. Emigrantët shqiptar edhe këtë sezon kanë zgjedhur të kalojnëe pushimet verore në vendin e tyre.
Nuk mungojnë edhe turistët e huaj që kanë dëshirë të njihen më shumë më shqipërin dhe atë se c'ka ofron vendi ynë.
Fluksi i hyrje daljeve në këtë pikë kalimi kufitar është shumë i madh, pasi është porta kryesore për hyrjen në Shqipëri të shtetasve të huaj, por edhe tursitëve kosovar, te cilet ndryshe nga sezonet verore te kaluara kane zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet.
Ndërkohë nga ana tjetër dhe në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, në Shkodër, janë marrë masat për kontrollimin e të gjitha mjeteve, por dhe udhëtarëve gjatë sezonit turistik dhe fluksit gjithnjë e në rritje të emigrantëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›