E Diel, 1 Nëntor 2026

Gratë shtatzëna, më të rrezikuara nga A/H1N1

Gratë shtatëzana janë më të rrezikuara se çdo kategori tjetër pacientësh të kalojnë në formë të rënduar gripin e derrit. Për këtë arsye shtatëzënat më shumë se çdokush tjetër duhet të ruhen nga prekja e virusit. Mjeku infeksionist, Dhimitër Kraja, bën të ditur se tek kjo kategori edhe ilaçi I Tamiflu-së duhet aplikuar me shumë rezerva.
Tek femrat shtatëzënë ekziton mundësia, edhe pse me propabilitet të ulët, që virusi i këtij gripi të transmetohet deri në fetus.
Ditë më parë mjekët infeksionistë kanë deklaruar se ilaçi që kuron gripin e derrave, Tamiflu-ja nuk mund të përdoret tek të vegjëlit, pasi shfaq efekte anësore dhe mund të rëndësojë gjendjen shëndetësore më shumë sesa vetë virusi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›