E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks emigrantësh në Kakavijë, radha e automjeteve 1.8 km

KAKAVIJE- Fluksi i madh i emigrantëve shqiptarë që kthehen në atdhe për pushime ka shfaqur sot në mëngjes radhë të gjata që arrijnë deri në 1.8 km, në territorin grek të doganës së Kakavijës.

Burime nga policia kufitare e Kakavijës bëjnë të ditur se gjatë oreve të para të ditës së sotme kanë hyrë në Shqipëri 4 mijë emigrantë, që punojnë e jetojnë në shtetin fqinjë, nderkohë që janë në pritje edhe mbi 5 mijë të tjerë.

Aktualisht pala shqiptare po punon me 8 sportele, ndërsa ajo greke me 4 sportele.

Pika kufitare e Kakavijës ndodhet 25 km larg larg Gjirokastrës.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›