E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet vendorenegociatat PD-LSI në fund të gushtit

TIRANE- Dy partitë e koalicionit qeveritar, PD e LSI pritet të nisin së shpejti negociatat, për të përcaktuar kandidatin për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Të dyja partitë, fillimisht, pritet të zhvillojnë konsultat brenda tyre, me figurat, të cilat i kanë përzgjedhur si fazë e parë e procesit përgatitor për zgjedhjet e pushtetit vendor. Burimet bëjnë të ditur se në fund të këtij muaji mund të ketë një takim, mes drejtuesve të PD-së dhe LSI-së, ku do të diskutohen shanset që paraqet secili emër i seleksionuar deri tani.
Nga ana e saj, Partia Demokratike ka hedhur në publik, vetëm emrin e ministrit të Brendëshëm, Lulzim Basha. Sipas të njëjtave burime, LSI është e përgatitur që të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, por nga ana tjetër duhet të respektojë edhe një marrëveshje që ka nënshkruar me PD-së, si pjesë e qeverisjes. Ndaj, drejtuesit e dy partive, sipas një plani të menduar do të shoshisin mirë kandidatët e secilës palë. Po sipas këtij plani, mendohet të vihet përballë kandidatura e Lulzim Bashës dhe një tjetër kandidati që mund të propozohet nga LSI. Për të fituar bashkinë e Tiranës, aleatët PD-LSI janë të ndërgjegjshëm se do t’u duhen më shumë vota se ç’siguron vetë PD apo LSI. Atyre u duhet të gjejnë një kandidat që të sjellë me vete edhe vota të tjera jashtë këtij elektorati.

LSI ka menduar që të thithë figura nga shoqëria civile, të cilët të kenë një reputacion apo një përkrahje të gjerë, jashtë përkatësisë partiake. Ndaj, edhe sipas këtyre burimeve, do të vihen në peshore, përshembull; votat që mund të sigurojë Lulzim Basha dhe votat që mund të sigurojë një kandidaturë e propozuar nga LSI.
(per me teper lexoni Gazeta Shqiptare)
(e.n/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›