E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks emigrantëshnë Kapshticë e Kakavijë

TIRANë- Edhe mëngjesin e sotëm situata në dy doganat kryesore të vendit, në Kapshticë dhe Kakavijë vazhdon të jetë e rënduar nga fluksi i madh i emigrantëve.
Burime pranë doganës së Kapshticës bëjnë me dije se vetëm sot kanë kaluar doganën rreth 5480 persona dhe rreth 1540 mjete, ndërkohë që fluksi vazhdon. Pala shqiptare aktualisht punon me 7 sportele, ndërsa ajo greke me 4.

Edhe në doganën e Kakavijës, fluksi i emigrantëve është i dukshëm. Burime pranë saj pohojnë se që nga mesnata kanë kaluar këtë doganë rreth 3800 persona e rreth 900 mjete. Pala shqiptare është mobilizuar dhe punon me 8 sportele, ndërsa pala greke me 4 deri në 5.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›