E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturatgushti sërishnë 40 gradë

TIRANE- Muaji gusht do të rikthejë valën e të nxehtit afrikan dhe nuk do të mungojnë ditët, kur termometri do të regjistrojë vlerat e 40 gradëve celcius. Sipas meteorologëve, muaji i fundit i stinës së nxehtë, parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të tij, por në disa ditë të caktuara nuk do të mungojnë temperaturat përvëluese, që sipas tyre, janë vlera normale dhe tipike të gushtit.

“Përsa i përket ditës së dielë, e cila është dhe dita e parë e muajit gusht, pritet të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët. E gjithë java e parë e muajit gusht do të jetë me mot të kthjellët. është parashikuar që gjithë muaji gusht të jetë një muaj normal, përsa i përket parashikimit të temperaturave dhe rreshjeve, të cilat do të jenë në parametra normalë”, - ka shpjeguar meteorologia Lajda Porja.

Por meteorologët parashikojnë edhe një rikthim të valës së të nxehtit afrikan në territorin e vendin tonë, duke shënuar vlera 39-40 gradë në disa qytete të ndryshme të vendit. “Kthimi i të nxehtit afrikan pritet në datat 9-10, pra në mesin e gushtit”, - ka shpjeguar më tej meteorologia, Lajda Porja. Ndërsa, sa i përket parametrave të erës, ato pritet të jenë normalë, duke mos sjellë dallgëzim në det, që sipas parashikuesve të motit do të thotë që qarkullimi në det do të jetë i qetë.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›