Gjiknuri: Zvarritja e reformës zgjedhore rrezikon integrimin

Sipas tij, nëse puna e komisionit do të shtyhej përtej afateve të miratuara, ajo do të çonte në një reformë të minutës së fundit, duke rrezikuar standardet dhe cilësinë e zgjedhjeve.
Gjiknuri shprehet se PS është e hapur për korrektim kombëtar të sistemit proporcional rajonal dhe i kërkon dhe PD të shprehë këtë vullnet. “Mjafton t’ju kujtoj se puna për hartimin e Kodit Zgjedhor në vitin 2008 nuk ishte më shumë se katër muaj efektiv. Gjithçka varet nga vullneti politik, pasi problemet janë të identifikuara dhe zgjidhjet për to ekzistojnë, të paktën në nivel ligjor. Suksesi më vonë do të varet nga sjellja e aktorëve, megjithëse përvoja na tregon se kjo e fundit është një komoditet i rrallë në zgjedhje”, thotë ai.
Për sa i përket problemeve në zgjedhje, Gjinknuri theksoi procesin e listës të zgjedhësve, e cila-sipas tij- vazhdon të mbetet një gangrenë politike. “Për të mos folur për administratën zgjedhore, kryesisht KQZ-në, e cila me veprimet e fundit të motivuara politikisht e në kapërcim të kompetencave që i lejonte ligji, minoi besimin e palëve në zgjedhje. Fjalia e fundit nuk është imja, por e raportit të ODHIR-it për zgjedhjet e vitit 2011. E duke vazhduar me procesin e ankimit, i cili jo vetëm nuk garanton hetim administrativ e akses në dokumentacion, por shpërfill çdo praktikë të unifikuar si në KQZ, ashtu edhe në Kolegj Zgjedhor, duke ndjekur standarde të ndryshme e duke dhënë vendime kontradiktore”, shtoi.
Më tej, deputeti socialist, tha se standardet e zgjedhjeve demokratike sipas kritereve të Kopenhagës kërkojnë paanshmëri të shtetit në zgjedhje. “Meqenëse kjo do të dojë kohë në Shqipëri dhe mbi të gjitha një qeveri tjetër, të vetmet gjëra që mbeten janë disa garanci më shumë ligjore, teknike e organizative me qëllim që të parandalojnë apo evidentojmë paligjshmërinë në proceset zgjedhore. Duke filluar me kufizime të mëtejshme në përdorimin e burimeve publike dhe influencën e paligjshme në favor të partisë qeveritare. Kufizime të një rrethi zyrtarësh të lartë në kandidim që buron nga Kushtetuta, por që ende nuk ka gjetur materializim në Kodin Zgjedhor.
Për të vazhduar me rishikim dhe korrigjim serioz të procesit të përgatitjes së listës së zgjedhësve, nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent, siç rekomandon dhe ODHIR, të mbështetur nga teknologji e të dhëna të disponueshme, të cilat mund të zgjidhin njëherë e mirë këtë problem. Gjithashtu jemi duke punuar edhe për zgjidhje teknologjike, të realizuara në një sërë vendesh dhe bazuar në kapacitetet që disponohen në vend, për të ndihmuar procesin e identifikimit gjatë votimit, me qëllim shmangien njëherë e mirë të votimit fiktiv apo akuzave dhe frikës së përdorimit të dokumenteve false në votim”, tha më tej për “Panoramën”.
Një tjetër pikë është edhe ajo e sistemit zgjedhore, ku Gjiknuri tha se nuk ka rekomandime specifike për këtë temë, pasi ato mbeten një çështje e zgjedhjes së vetë shteteve në bazë të traditës dhe kompromiseve politike. /Start/
2011-12-26 14:09