E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluks hyrjesh në doganat shqiptare, 8500 pasagjerë në portin e Durrësit

TIRANË- Fluks hyrjesh në Shqipëri në këtë fundjavë të fundit të korrikut. Në portin e Durrësit duket se ka më tepër fluks, pasi kanë mbërritur tashmë 6 tragete dhe priten dhe 3 të tjerë me rreth 8500 pasagjerë në total dhe rreth 2500 mjete. Shumë prej hyrjeve janë emigrantë që kthehen për të kaluar pushimet, por ka edhe shqiptarë nga Kosova apo nga vende të tjerë të rajonit, pasi kalojnë tranzit nga porti i Durrësit.

Aktualisht janë në funksion 32 sportele dhe nuk ka radhë pasi tragetet mbërrijnë dhe përpunohen njëri pas tjetrit. Fluks edhe në pikën kufitare të Qafë-Thanës dhe Kapshticës ku në 24 orë rezultojnë mbi 6 mijë hyrje me rreth 1700 mjete.

Punohet me 6 sportele, pala greke me nga 3 të tilla. Ndërkohë që në Qafë-Thanë kanë hyrë rreth 2800 turistë të huaj. Nuk ka pritje apo radhë të gjata. Edhe në Kakavijë ka pasur rritje të numrit të hyrjeve, ku në 24 orë kanë hyrë mbi 4200 persona dhe 190 mjete.

Teksa daljet rezultojnë në shifra më të reduktuara se hyrjet. Pala shqiptare ka vënë në funksion 6 sportele, ajo greke 2 në dalje dhe 2 në hyrje.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›