Drejt kalasë "Rozafa", lihet pezull rikonstruksioni i rrugës

Eshte lene pezull rikonstruksioni i rruges se “Qafes” prane Kalase “Rozafa” ne Shkoder. Fillimisht eshte perfunduar asfalitimi dhe ndricimi i segmentit qe nga keshtjella e poshte dhe me pas gjithcka ka ngelur ne piken zero, duke lene te paperfunduar rreth 80 % te ketij aksi pikerisht ate qe te nxjerr ne rrugen nacionale Shkoder-Tirane.
Ndonese mjetet e tonazhit te rende per avancimin e punimeve jane te pranishme ne kete aks, ato sipas banoreve kane dite pa u vene ne pune. Nuk dihen shkaqet e nderprerjes se rikonstruksionit, por eshte e qarte se kjo rruge eshte lene ne meshire te fatit ndonese eshte fare prane nje zone arkeologjike, e cila vizitohet nga dhjetra turiste te huaj cdo dite.
Nderkohe qe per banoret e lagjes krijohet shqetesim perballja me pluhurin, mungesa ujit te pijshem, si dhe ne nisje te stines se shirave krijimi i pellgjeve me uje dhe incidenteve duke qene se ne mesin e rruges ne te cilin mungon ndricimi numerohen disa puseta te hapura. Ende nuk dihen shkaqet e nderprejes se punimeve ne kete aks ne te cilin ka mese nje vit qe ka nisur rikonstruksioni dhe perfundimi i tij duket i lene ne harrese.