Imami i ri, përçan besimtarët e Cërrikut
Elbasan- Muaji i Shenjtë i Ramazit dhe të qënurit agjërueshëm, nuk i ka penguar aspak besimtarët mysliman të qytetit të Cërrikut të kacafyten verbalisht me njëri tjetrin.
Shkak për këtë është bërë shkarkimi i imamit të xhamisë së Cerrikut, Kreshnik Çili nga Komiteti Mysliman Shqiptar dhe emërimin në vend të tij të Eduart Sulaj, që nga gjysma e besimtarëve thërritet me emrin e ndryshuar Harun.
Sipas besimatrëve KMSH-ja ka shkelur hapur edhe Kushtetutën pasi imami i ri është përfaqësues politik i partisë çame, duke provokuar kështu tension mes besimatrëve të cilët janë ndarë në dy kampe kundërshtare.
Myftiu i Elbasanit , Agim Duka ka prezantuar ditën e sotme, pas faljes së Namazit, Imamin e ri Sulaj, duke provokuar tension mes besimatrëve, ku një pjesë prej tyre e kundërshton hapur.
Riti i fundit është ndarë në dy pjesë dhe është ekzekutuar veç e veç, sipas dashamirësisë ndaj imamëve. Nuk është dhënë asnjë motiv shkarkimi për Çilin , por vetëm ai i shkollimit.
Ish imami në detyrë, Kreshnik Çili thotë që të dy i imamët kanë të njëjtën shkollë teologjie, atë të Bulqizës, duke thënë së ai është shkarkuar pa të drejtë. Sipas tij politika nuk duhet të përzihet me teologjinë pasi janë dy gjëra krejt të ndryshme.-
Ndërkaq i emruari i Myftinisë, Sulaj, ka mbaruar për Punë Sociale me part-time në universitetin e Elbasanit. Besimtarët thonë që ai ka qenë imam në Komunën Gostimë por është larguar nga besimtarët e zonës sepse e akuzojnë për abuzime me fondet për xhaminë e fshatit. I mbrojtur nga PDIU Sulaj, ka mundur që të marrë emerimin e ri në xhaminë e Cerrikut, pavarësisht kundërshtimeve të forta.
Sulaj në zjedhjet lokale të 2011 ka bërë fushatë derë më derë për të mbledhur sa më shumë vota për PDIU. Kjo ka qenë edhe arsyeja që mes besimtarëve ka patur përplasje sa për pak nuk degjeneroi në dhunë fizike. Pranë ambienteve të xhamisë , policia e Cerrikut ka qenë në gadishmëri për ndonjë incident të mundshëm.
/IDEA/