Të ardhurat në bashkinë Lezhë, debate të ashpra mes këshilltarëve

Realizimi i te ardhurave per 6 mujorin e pare te ketij viti ne bashkine e Lezhes ka sjelle qendrime te kunderta dhe debate te ashpra mes keshilltareve te majte dhe atyre te djathte ne Keshillin bashkiak. Kreu i Komisionit te ekonomise dhe finances, Agron Vraja, ka deklaruar se realizimi i te ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore eshte ne nje mase te ulet.
Sipas tij, zyra e tatim taksave eshte njoftuar per te qene prezente ne kete mbledhje, por ajo nuk eshte marre me seriozitet prej tyre, fakt qe nuk i sherben permirsimit te treguesve ne periudhen e mbetur.Relacioni i paraqitur nga kryetari i Komisionit te ekonomise mbi treguessit e te ardhurave ka gjetur kundershtine e Kryetarit te grupit te keshilltareve te djathte, Tonin Uldedaj dhe keshilltareve te tjere.
Sipas tyre, ky komision krahas relacionit duhet te jape edhe zgjidhje konkrete, ndersa ne mungese te punonjesve te zyres se tatim taksave duhej te kishte kerkuar shtyrjen e kesaj pike te rendit te dites.
Per te analizuar treguesit e te ardhurave ne bashkine e Lezhes, keshilltaret kane kerkuar me teper informacion, si edhe pjesmarrje te punonjesve te kesaj zyre, gje e cila ka reflektuar ne vendimarrjen e keshillit per shtyrjen e kesaj pike te rendit te dites per nje mbledhje te ardhshme.