E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks kamionesh ne Morine

Fuqizimi i bashkëpunimit tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës ka shtuar fluksin e kalimit të mallrave në pikën e kalimit kufitar të Morinës. Qindra kamionë të ngarkuar me mallra të ndryshme tregtare qëndrojnë në radhë kilometrike duke mos shmangur dot vonesat për përpunimin doganor dhe kalimin e tyre drejt destinacionit përfundimtar. 
Origjina e mallrave që kalojnë në Morinë, tashmë ka marrë hapësira të tjera gjeografike duke përfshirë të gjitha vendet e rajonit e më gjerë. Infrastruktura në territorin e Shqipërisë, së cilës po i shtohet së fundmi edhe terminali i madh i përpunimit të mjeteve e mallrave ka tërhequr vëmendjen e qindra bizneseve për veprimtari tregtare përmes kësaj pike kalimi kufitar. Por qëndrimi i gjatë në pikën e kalimit kufitar në pritje të procedurave doganore, shpeshherë po shoqërohet edhe me dëme të mallit apo karburanteve nga persona që shfrytëzojnë errësirën e natës. Punonjës të policisë dhe eskpertë të kriminalistikës, janë vënë në lëvizje pas denoncimit të shoferëve për të hetuar dhe arrestuar persona që kryejnë të tilla veprime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›