E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet nje kufome ne plazhin e Divjakes

Në ujërat e detit Adriatik në zonën e plazhit e Divjakës është gjetur një kufomë e seksit mashkull. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.00 , në bregun e parë të zonës Dajlan. Kanë qenë peshkatarët ata të cilët panë kufomën e më pas është lajmëruar policia e Divjakës. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes, ndërsa pritet kryerja e ekspertizës mjeko ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Sipas informacioneve, kufoma e seksit mashkull eshte 45 vjeçari Ylmi Bushi nga fshati Radostië i Fierit dhe është identifikuar nga familjarët e tij.
Ai është gjetur i veshur dhe nuk ka shenja dhune në trup. Mendohet që personi mund të ketë humbur jetën para 3 ose 4 ditësh. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›