E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluks në Durrës, emigrantët kthehen drejt vendeve të punës

Dita e katërt e muajit shator ka shënuar fluks emigrantësh në dalje nga porti i Durrësit. Gjatë 24 orëve të fundit nga ku port janë larguar disa mijëra persona, shumica emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të Europës, ndërkohë që fluksi pritet të vijojë deri në fund të javës së ardhshme.
Por për t'iu përgjigjur fluksit nuk kanë munguar as masat e marra nga ana e policisë dhe Doganës të vazhdojnë të punojnë me 13 sportele, ashtu si edhe gjatë ditëve me fluksin maksimal në ardhje.
Megjithese rruga e re Durrës- Kukës ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e pasagjerëve kosovarë, dhe të tjerëve nga rajoni, sërish peshën maksimale të lëvizjes e përbëjnë shqiptarët që jetojnë brenda kufijve shtetërorë. Kështu sipas një analize të realizuar nga ana e Policisë Kufitare, rezulton se rreth 70 % e pasagjerëve janë banorë të Shqipërisë, ndërsa 30 % e përbëjnë ata nga Kosova dhe Maqedonia.
Rreth 78 % e pasagjerëve janë rezidentë në Itali, ndërsa 22 % prej tyre qëndrojnë në vende të tjera të Europës sin ë Zvicër, Gjermani, Francë dhe Belgjikë
Sipas të dhënave zyrtare gjatë periudhës 15 korrik- deri më 14 gusht traun e doganës së Durrësit e kanë kaluar mbi 130 mijë udhëtarë, pjesa më e madhe e tyre emigrantë shqiptarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›