GERDECI QE NGEC DENONCON KAPJEN E GERDECI QE NGEC DENONCON KAPJEN E DREJTESISE
Kryeministri Berisha u shfaq në media me një bilanc të qeverisjes 4-vjeçare, që po mbyllet duke rreshtuar si një ndër arritjet më madhore "ndryshimet e jashtëzakonisht të rëndësishme në fushën e drejtësisë". Thuajse paralel me këtë mburrje të Kryeministrit shqiptar bënte xhiron e botës lajmi mbi hapat e ndërmarrë nga drejtësia e SHBA-së për dënimin e Efraim Diverolit, biznesmenit 24-vjeçar, i cili u ndodh në qendër të trafikimit nga Shqipëria për në Afganistan të miliona fishekëve kinezë.
Drejtësia amerikane po i shkon në fund gjykimit të çështjes Diveroli, ndërsa në Tiranë thuajse nuk lëviz asgjë. Askush nuk është ndëshkuar nga ligji për mashtrimin me fishekët kinezë dhe askush, po ashtu, nuk është ndëshkuar për trafiqet dhe shpërthimin e tmerrshëm që vrau 26 njerëz në Gërdec.
Përse në SHBA drejtësia ecën përpara shpejt me hetime e gjykime, ndërsa në Shqipëri jo? Përgjigjja është evidente: Në SHBA, drejtësia është e lirë nga politika. Në Shqipëri ajo është e skllavëruar nga politikanë të korruptuar. Zvarritja e hetimit dhe e gjykimit të Gërdecit dëshmon me qartësi të heshtur, por ulëritëse, se pengesë për drejtësinë janë pikërisht qarqe të larta politike që kanë kapur drejtësinë. Ashtu sikundër hodhi në erë mitin e qeverisë "me duar të pastra", është po Gërdeci, e më saktë, stepja e drejtësisë para këtij superskandali, që hedhin në erë deklaratat e Berishës për "ndryshimet e jashtëzakonshme në fushën e drejtësisë", të arritura nën qeverisjen e tij.
***
Zvarritja e hetimit dhe e gjykimit të një supertragjedie, si ajo e Gërdecit, tregon se në këto 20 vjet tranzicion në Shqipëri, në vend që të krijohet një sistem politik me drejtësi të pavarur, është krijuar një sistem politik i pavarur nga drejtësia. Kjo bën që Shqipëria të ndryshojë shumë pak thelbësisht nga sistemi komunist, i përmbysur në nisje të viteve ‘90 dhe që ishte një sistem politik pa drejtësi. Sot kemi në letër (në Kushtetutë) një pushtet drejtësie të pavarur, por askush nuk e përfill atë dhe aq më tepër, pushtetet politike, qeveria dhe qeveritarët. Madje, si në të kaluarën komuniste, janë po pushtetet politike, që në një formë ose në një tjetër, vazhdojnë t‘i japin urdhra pushtetit gjyqësor. Dhe një skllavëri e tillë e drejtësisë dhe e gjykatave bëhet më e dukshme dhe më e dhunshme, sa më me rrjedhoja politike është vendimi i një gjykate apo gjykatësi për partinë politike në pushtet, qeverinë, ministrin, kryeministrin apo njerëzve të lidhur me ta.
Një i tillë rast është trafikimi i fishekëve kinezë, si dhe tragjedia e Gërdecit, që ka për autorë po ata njerëz e pushtete që organizuan trafikun e fishekëve. Ndryshe nga premtimi i fillimit të tranzicionit për krijimin në Shqipëri të "shtetit ligjor", ku gjithçka e gjithkush do t‘i nënshtrohej sundimit të ligjit, sot shohim përsëri njerëz dhe pushtete që nuk i nënshtrohen ligjit, pra qëndrojnë mbi ligjin. Prandaj, rasti i zvarritjes së ndëshkimit të personave përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, është edhe ilustrimi më i dhimbshëm dhe alarmues njëherazi, i dështimit të shtetit ligjor në Shqipëri.
***
Dështimi i shtetit ligjor shfaqet sot si një nga mëkatet më të mëdha të klasës politike, që mori frenat e shtetit në fillim të viteve ‘90. Por më e keqja është se nuk ka asnjë shpresë se kjo klasë do të bëjë diçka për të korrigjuar këtë faj në të ardhmen e afërt. Mundësitë duken krejtësisht të kundërta. E korruptuar në interesa ekonomike dhe me epsh për sundim sa më të pakufizuar, kjo klasë politike nuk ka asnjë interes në mëkëmbjen dhe instalimin e një pushteti të pavarur drejtësie. Interesi i saj është që drejtësia të mos ndëshkojë krime si ai i Gërdecit apo trafiqet e Diverolit, sepse prapa tyre, qëndron ajo vetë.
Shihet qartë se kjo klasë politike mund të jetëgjatësojë pushtetin dhe pasuritë e saj të akumuluara me korrupsion, evazion e trafiqe, vetëm duke sabotuar lindjen e një pushteti të pavarur të gjyqësisë. Dhe kur themi klasë politike nuk kemi parasysh vetëm Berishën që mashtron me "arritjet e jashtëzakonshme në drejtësi". Kemi parasysh edhe opozitën politike, e në radhë të parë, lidershipin e PS-së me Edi Ramën, që u bashkuan me opsionin autoritarist kundër pavarësisë të pushtetit të drejtësisë. Amendimet Berisha-Rama të Kushtetutës janë një fakt kokëfortë për këtë.
Jo rastësisht në bilancin e tij, Berisha nuk harroi të theksojë se "ndryshimet kushtetuese do mbeten gjithmonë një kontribut madhor në reformën institucionale të vendit". Konsensusi i paprinciptë, i arritur me Ramën, i shërben sot Berishës si një maskë demokratike për një reformë kundër lirisë së institucioneve dhe në radhë të parë, të lirisë së drejtësisë. Për rrjedhojë, si asnjë herë më parë në këto 20 vjet tranzicion, çështja e pavarësisë dhe lirisë së pushtetit të drejtësisë është braktisur thuajse nga i gjithë spektri politik ose të paktën, nga zërat më të fuqishëm të tij. Liria e drejtësisë, si zemra e të gjitha lirive dhe të drejtave të tjera, nuk ka sot një aleat të fuqishëm mes spektrit të partive politike, nuk është më ideal, pasion, arsye apo motiv i ndonjë lideri apo partie. Ky është një problem i madh për demokracinë dhe lirinë në Shqipëri.
***
Zvarritja e hetimeve dhe e gjykimeve të tragjedisë së Gërdecit dhe trafiqeve që e pollën atë, është jo vetëm tregues i presionit mbi drejtësinë dhe i skllavërimit të saj nga një politikë e korruptuar. Vetë tragjedia e Gërdecit është fryt i hidhur i mosfunksionimit të drejtësisë dhe ligjit për vite me radhë. Nga tragjedia e Gërdecit, shqiptarët duhet të nxjerrin mësimin se në një shtet pa drejtësi e ligj, katastrofat bëhen të pashmangshme. Sepse "Gërdeci" është fryt i hidhur i arrogancës në rritje të njerëzve me pushtet, arrogancë që nuk njeh asnjë ligj dhe rregull, i një arrogance që kërcënon, mposht e terrorizon duke i detyruar të heshtin të gjithë ata njerëz dhe institucione që duan të flasin në kohë, të kundërshtojnë shkeljen e ligjeve dhe të rregulloreve, respektimi i të cilave do ta kish parandaluar tragjedinë e bashkë me të, edhe humbjen e jetëve të 26 qytetarëve. Por respektimi i ligjeve dhe rregulloreve do të thoshte që të mos mund të organizoje dot trafiqe fitimprurëse, dhe një gjë e tillë nuk është ideal për qeveritarë të korruptuar. Prandaj, ata vendosën të dhunojnë ligjet, rregullat, njerëzit, institucionet. I bënë ata të heshtin si nën një "omerta" të diktuar nga mafia, për t‘u hapur rrugë trafiqeve. Ndaj ndodhi edhe tragjedia. Gërdeci, kupola e tij e zjarrtë vrastare, është "ferri" që prodhohet nga mosveprimi i ligjit, nga krijimi i shtresave dhe liderëve që dalin mbi ligjin.
***
Mësohet se në SHBA gjykata po procedon në ndëshkimin e Efraim Diverolit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ata tashmë kanë pranuar se kanë mashtruar ushtrinë amerikane, duke paraqitur si prodhim shqiptar miliona fishekë të prodhuar në Kinë. Fishekët, shumë prej tyre mjaft të vjetër dhe të rrezikshëm për t‘u përdorur, u morën nga depot e ushtrisë shqiptare dhe iu nënshtruan një procesi falsifikimi e riambalazhimi për të zhdukur gjurmët e prodhimit kinez.
Dhe kush ishin bashkëpunëtorët e 24-vjeçarit në këtë aferë të turpshme? Mos vallë Pinari apo edhe Delijorgji? Tashmë gjithkush e kupton se ata ishin vetëm zbatuesit e këtij mashtrimi që ka vënë në rrezik jetën e ushtarëve amerikanë dhe aleatëve të tyre që luftojnë kundër terrorizmit në Afganistan. Mos vallë mund të besojë kush se MEICO dhe Pinari do të hynin drejtpërdrejt në lidhje me Departamentin Amerikan të Shtetit për punën e fishekëve, pa marrë më parë leje në qeveri, të paktën te ministri Mediu? Mos vallë dikush mund të besojë se Fatmir Mediu do merrte përsipër t‘ua shiste fishekët kinezë për shqiptarë, pra sapunin për djathë amerikanëve, pa marrë viston për këtë operacion tepër delikat nga kryeministri?
Sot në SHBA, 24-vjeçari Diveroli po dënohet, por në Shqipëri heshtja e drejtësisë për trafikun e fishekëve dhe tragjedinë e Gërdecit, provojnë fjalët që vetë Diveroli i tha të ndjerit Trebicka, se çështja e fishekëve kish vajtur shumë lart... "te kryeministri dhe djali i tij". Diveroli u ankua, në atë bisedë telefonike, se në çështjen e tregtimit të fishekëve ishte trazuar një mafie e fuqishme që ai nuk i bënte dot ballë. "Kjo mafie është shumë e fortë për mua" - ankohet ai, në disa tabulate të bëra tashmë publike. Por zvarritja e hetimeve në Tiranë tregon se kjo mafie qenka shumë e fortë edhe për drejtësinë shqiptare.