Schulz uron Metën për bashkëpunimin me Berishën
TIRANE- Dy ditë pasi ka nënshkruar marrëveshjen me kryeministrin Berisha, kryetari i LSI-Ilir Meta ka marrë urimet e para nga përfaqësues të së majtës në Parlamentin Europian.
Kreu i grupit parlamentar socialist në Parlamentin Europian i ka dërguar një letër kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta për të përshëndetur krijimin e qeverisë së re. Martin Schulz ka shprehur besimin në bashkëpunimin e mirë të qeverisë së re, “në të mirë të Europës dhe për Europën“.
“Me shumë kënaqësi unë ju mbështes me të gjitha forcat e mia dhe me gëzim shpreh besimin për bashkëpunimin tuaj të mirë me Europën dhe për Europën“ thekosn Schulz në letrën drejtuar Metës.
Ndërkohë kreu i grupit parlamentar socialist në PE i ka uruar Lëvizjes Socialiste për Integrim që përmes pjesëmarrjes në qeevrinë e re të koalicionit të arrijë përmbushjen e aspiratave politike të qytetarëve shqiptarë.
“Për ne të gjithë në Europë, do të jetë një shenjë e mirë që Shqipëria të perfeksionojë bindshëm rrugën e saj drejt një të ardhme paqësore dhe që njerëzit të mund të shikojnë një Shqipëri me një të ardhme të qartë e të sigurt” thuhet në letër.
(e.n/BalkanWeb)