Inspektimi i biznesit, min.Ekonomisë ndryshon sistemin
Ministria e Ekonomisë do të ndryshojë sistemin e inspektimit të biznesit. Zv.ministri Eno Bozdo deklaroi se sistemi i ri do të bazohet në modelin europian dhe do të synojë reduktimin e afateve për biznesin.
TIRANE- Sistemi i inspektimit të biznesit do të ndryshojë tëresisht, nga modeli lindor që është aplikuar deri tani në atë europian. Zvëndës ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Eno Bozdo ka deklaruar gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit dhe Qendrës Kombëtare të Licensimit. Sistemi i ri do të reduktojë ndjeshëm afatet për biznesin duke lehtësuar kushtet për të.
Zëvendës ministri Bozdo ka deklaruar se po punohet për ngritjen e sporteleve të vecanta për energjinë elektrike dhe industrinë minerare me qëllim lehtësimin e ksuhteve për bizneset që duan të investojnë në këtë sektor.
Ndërkohë drejtuesit e Qendrës Kombëtare të licensave njoftuan se deri më 31 dhjetor të këtij viti do të jetë gati regjistri elektronik i lejeve dhe licensave ku bizneset mund ta kontrollojnë atë online.
(e.n/News24/BalkanWeb)