Fluks në Durrës, më shumë se 3 mijë vetë ikin gjatë natës
Ndryshe nga dita e djeshme, porti më i madh i vendit i është rikthyer sërish fluksit. Emigrantët shqiptar kanë nisur të largohen drejtë vendeve ku punojnë e jetojnë, në rastin konkret drejtë shtetit fqinj, italisë, e më gjerë. Fluksi në portin e Durrësit është intesifikuar ndjeshëm ditën e sotmë, pasi burimet nga autoritetet portuale kanë bërë me dije se gjatë ditës së sotme kanë lënë territorin shqiptar mbi 3 mijë pasagjerë, bashkme me 1600 automjetet e tyre përkatëse. Ndërkohë ditën e djeshme në këtë port është shënuar një fluks i ndjeshëm, por pa krijuar një situatë alarmante. Nga ana tjetër, për të përballuar situatën e krijuar në portin më të madh të vendit policia kufitare ka vënë në dispozicion të gjitha sportelet aktuale, pra gjithsej 40 të tilla vetëm për të mos krijuar rradhë dhe probleme në përpunimin e dokumentacioneve të udhëtyarëve, pas festave të fundvitit. Policia ka marrë masa të rrepta edhe për fushën e antidrogës, por edhe ndaj personave që janë shpallur në këkrim nga policia shqiptare. Nga ana tjetër burime pranë portit të Durrësit kanë brë me dije se shumë shpejt pritet që tragetet të udhëtojnë dy herë brenda ditës, për të përballuiar fluksin, pasi aktualisht në linjën Bari -Durrës janë në punë 4 tragete.