Përkeqësohet gjendja e Hyskaj, niset drejt Janinës
Është nisur drejt Janinës polici i qarkullimit rrugor Naim Hyska, i plagosur tre ditë më parë nga persona ende të paidentifikuar. Mësohet se udhëtimi i tij drejt shtetit grek ka ardhur si shkak i rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Efektivi u policisë u plagos mbrëmjen e 24-dhjetorit , në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë.
45 vjecari, Naim Hyska, u qëllua me armë zjarri në kokë teksa ndodhej në automjetin personal bashkë me djalin e tij 12 vjeçar.
Pas 3 ditë qëndrimi në reanimacionin e Spitalit Ushtarak, ai është nisur sot drejt Greqisë për një shërbim më të specializuar, pasi siç shprehet edhe mjeku që e ndiqte, Hyska ka dëmtime të rënda në tru.
Ndërkohë ende nuk ka të dhëna për autorin e ngjarjes. Policia po heton në disa pista, por kryesorja është ajo për shkak të detyrës.