Bulqizë, minatori rikthehet në grevën e urisë

Grevisti, Mirdash Neziri, i cili ditën e djeshme është larguar nga greva e urisë për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, ka vendosur të rikthehet në ambientet e minierës, për t`u bashkuar me grevistët e tjerë.
Ai shpreh vendosmërinë e tij për të vijuar grevën së bashku me minatorët e tjerë, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
“Nëse qeveria nuk do të plotësojë kërkesat tona, ne do të mbyllim minierën. Unë jam në gjendje të vijojë grevën, derisa të vdes me shokët. Kam pasur probleme me zemrën, me këmbët nga mungesa e ajrit. Unë dot ë mbështesë shokët në minierë, edhe pse atje ka mungesë ajri”, është shprehur minatori grevistë.
Ndërkohë që minatorët e tjerë prej 5 ditësh vijojnë të qëndrojnë të ngujuar në ambinetet e minierës, ndërsa pjesa tjetër e tyre zhvillon protestën para ambienteve të “ACR”.
RTV, “Ora News”, prej ditësh ndjekë nga afër grevën dhe protestën e tyre.
Pëpara ambienteve të minierës së Bulqizës, familjarë të grevistëve mbështesin minatorët grevistë.
Ata po zhvillojnë grevën e tyre në nivelin e 14-të të minierës së Bulqizës, 1400 metra nën tokë, ndërsa pjesa tjetër e minatorëve vijon protestën para zyrave të “ACR”.
Po ditën e djeshme, minatorët kanë shtuar kërkesat e tyre, duke kërkuar rritje page nga 20 në 40% si dhe largimin e administratorit të “ACR”.
Minatorët kërkojnë gjithashtu edhe përmirësimin e kushteve të punës si dhe uljen e moshës së pensionit.